Aktivitetet

E mërkurë, 20 dhjetor 2017

DEPUTETI ADEMI U TAKUA ME Z. NAIT HASANI 

Kryetari i Komisionit për Vetëqeverisje Lokale, z. Xhevat Ademi, sot u takua me kryetarin e Komisionit për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës, z. Nait Hasani, i cili qëndron në vizitë të shkurtër pune në Republikën e Maqedonisë. 

Në takimin ishin të pranishëm ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë, z.  Suhejl Fazliu, si dhe anëtarët e Komisionit për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës. 

Duke u dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë, kryetari Ademi me kënaqësi e konstatoi dinamikën e takimeve në të gjitha nivelet, përfshirë edhe në nivel parlamentar, si një dëshmi për përpjekjet e përbashkëta të të dyja vendeve për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella. 

Njëkohësisht, delegacioni u interesua rreth zgjidhjeve të caktuara në Ligjin për Qytetin e Shkupit, si shembull për shfrytëzimin e tyre dhe plotësimin e propozim-ligjit aktual për Qytetin e Prishtinës.

Në takimin u këmbyen përvoja nga ajo sferë nga ana e kryetarit të Komisionit për Vetëqeverisje Lokale, z. Xhevat Ademi dhe kryetari i Komisionit për Vetëqeverisje Lokale nga Republika e Kosovës, z. Nait Hasani. 

Bashkëbiseduesit theksuan se janë të hapur për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm rreth miratimit të ligjit të lartpërmendur dhe për ndarjen e praktikave pozitive dhe negative në të ardhmen. 

Në lidhje me bashkëpunimin parlamentar, u konstatua se në të ardhmen do të përforcohen marrëdhëniet e të dyja shteteve, ndërsa bashkëbiseduesit e përshëndetën edhe bashkëpunimin e suksesshëm në sferat tjera të bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve. 

Click