Aktivitetet

E premte, 14 shtator 2018

DEPUTETI AMDI BAJRAM KANDIDAT PËR KRYETAR I PARTISË POLITIKE TË ROMËVE 

Sot, deputeti Amdi Bajram në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizoi takim me delegacionin e Organizatës botërore të romëve, të udhëhequr nga kryetari dhe ambasadori për paqe, Jovan Damjanoviq, zëvendëskryetari Dejvid Romano dhe anëtari për çështje evropiane, Ivica Petroviq. 

Deputeti Bajram theksoi se romët në Maqedoni janë popull konstituiv, të përfshirë në preambulën e Kushtetutës, kanë Ditë të tyre nacionale të romëve, i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe janë shembull për shtetet tjera. 

Në takimin të pranishmit këmbyen mendime dhe përvoja në drejtim të arritjeve dhe përpjekjeve të deritanishme për avancimin e të drejtave të njeriut të romëve, të drejtës së arsimit, punësimit, zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor, pjesëmarrjes kulturore dhe politike, por edhe në të gjitha sferat tjera të jetës shoqërore në Maqedoni. 

Ambasadori Damjanoviq shprehu kënaqësi që është në një shtet demokratik, miqësor i cili i respekton të drejtat nacionale dhe të pakicave dhe suksesshëm e implementon Konventën për të drejtat e njeriut. 

E përshëndeti formimin e komunës së romëve Shuto Orizari, ku edhe kryetari i Komunës është i përkatësisë rome. 

Përfaqësuesi i Organizatës botërore të romëve, propozoi të formohet parti politike rome evropiane, me qëllim avancimin e të drejtave të romëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe në vendet tjera, e cila do të punojë me kauza më të larta, sigurimin e respektimit të atyre të drejtave deri në fund, që të shmanget segregacioni. 

Ndërsa përfaqësuesit e afro tridhjetë vendeve në Kongresin e ardhshëm do të duhet të prononcohen për propozimin e Organizatës botërore të romëve për kandidatin Amdi Bajram për kryetar të partisë politike evropiane të romëve. 

Click