Aktivitetet

E premte, 16 mars 2018

DEPUTETI KITEV NË MBLEDHJEN NË APKE NË PARIS 

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të AP të KE-së, më 16 mars 2018, në Paris, Republika e Francës, mbahet mbledhja e rregullt e Komisionit të Përhershëm të AP të KE-së, si dhe mbledhje e dytë e Komisionit Ad-hok për rolin dhe misionin e AP të KE-së, të themeluar me Rezolutën e AP të KE-së 2186(2017). Në këto evenimente merr pjesë deputeti z.  Betian Kitev, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të KE-së. 

Në mbledhjen e Komisionit të Përhershëm, me të cilin kryesoi z. Mikele Nikoleti, kryetari i sapozgjedhur i AP të KE-së, mes pikave tjera, u shqyrtua edhe Propozim-rendi i ditës për sesionin e prillit të AP të KE-së, pastaj propozimet për debate urgjente dhe propozimet për ndryshim të Rregullores në kontekst të restrikcioneve buxhetore të organizatës. 

Si pjesë e agjendës për sesionin e prillit, është paraparë fjalim i z. Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.  Pjesëmarrësit kishin rastin për të këmbyer mendime për gjendjet aktuale në planin e implementimit të aktgjykimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në vendet anëtare të AP të KE-së, në pajtim me Rezolutën e AP të KE-së 2178(2017) me z. Gvido Rajmondi, kryetar i Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. 

Në mbledhjen e Komisionit të përhershëm u miratua njëzëri Deklarata e Komisionit për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me Propozim-deklaratën e Kopenhagës për sistemin evropian të të drejtave të njeriut në të ardhmen e Evropës.  E njëjta do të debatohet në konferencën e nivelit të lartë për sistemin evropian të të drejtave të njeriut, e cila në kuadër të Kryesimit danez me Komitetin e ministrave, do të mbahet në prill këtë vit në Kopenhagen. 

Në mbledhjen e Komisionit Ad-Hok për rolin dhe misionin e Asamblesë parlamentare, u shqyrtuan mendimet e sublimuara të dorëzuara nga delegacione të caktuara nacionale, për çështjen për vizionet e reja për atë se si duhet të reformohet Asambleja parlamentare dhe ta mbajë korpusin e vet bazik të kompetencave - mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut, demokracia dhe sundimi i të drejtës. Theksi u vu në identitetin e asamblesë si organ i cili i sjell vendimet, forumet panevropiane për dialog dhe "qeni-roje" i të drejtave të njeriut dhe demokracisë. 

U përcaktuan qëllimet e kësaj reforme:  përtëritja e ndikimit të AP të KE-së në kuadër të Organizatës dhe në vendet anëtare, përmes aksionit politik ose modifikimit të metodave të punës; monitorim i përforcuar i implementimit të rezolutave dhe rekomandimeve në vendet anëtare; nxitja e dialogut politik të AP të KE/Komiteti ministror dhe përforcimi i rolit statutar dhe politik i AP të KE-së në lidhje me Komitetin ministror; kultivimi i bashkëveprimit të AP të KE-së me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, me komisarin për të drejtat e njeriut dhe me organet për kontroll dhe mbikëqyrje të organizatës (GREKO, Komisioni i Venedikut, dhe ngjashëm); nxitja e dialogut politik ndërmjet AP të KE-së dhe Parlamenti evropian dhe avancimi i marrëdhënieve me organizatat ndërkombëtare. 

Komisionin e Përhershëm, që vepron në kuadër të Asamblesë Parlamentare ndërmjet seancave plenare, e përbëjnë kryetari dhe nënkryetarët e AP të KE-së, kryetarët e grupeve politike, shefat e delegacioneve nacionale dhe kryetarët e komisioneve. Në këto mbledhje zakonisht marrin pjesë afro 60 deputetë nga 47 vende anëtare të Këshillit të Evropës.  

Click