Aktivitetet

E enjte, 1 nëntor 2018, Gjenevë 

DEPUTETJA JULIANA NIKOLLOVA NË SESIONIN E 71 TË KOMITETIT TË KB PËR ELIMINIMIN E DISKRIMINIMIT NDAJ FEMRËS 

Deputetja Juliana Nikollova merr pjesë në sesionin e 71-të të Komisionit të KB për eliminimin e diskriminimit ndaj femrës, si pjesë e delegacionit zyrtar të Republikës së Maqedonisë, e cila sot para Komitetit e prezantoi Raportin e gjashtë periodik të Republikës së Maqedonisë të Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj femrës (CEDAW), në pajtim me obligimet e dalë nga neni 18 i Konventës. 

Delegacionin e udhëheq ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, ndërsa në përbërje të tij janë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, si dhe përfaqësues të ministrive me portofol. 

Deputetja Nikollova u përgjigj në pyetjet e anëtarëve të Komitetit në lidhje me rolin e Parlamentit në implementimin e Konventës, pjesëmarrjen e femrave në politikë, përkatësisht masat për rritje të përfshirjes së femrave në pozitat më të larta të pushtetit ekzekutiv dhe lokal. 

Pas shqyrtimit të Raportit, pritet që Komiteti i OK-së të dorëzojë konstatime përfundimtare, në të cilat, përveç aspekteve pozitive, do të ceken edhe sferat kryesore të shqetësimit, si dhe rekomandimet për tejkalimin e tyre. 

Vlen të përmendet se, për herë të parë, në delegacionin e Republikës së Maqedonisë për prezantimin e raportit të CEDAW, është përfshirë përfaqësues i pushtetit legjislativ, në pajtim me rekomandimet e Komitetit të KB-së për përforcimin e rolit të parlamenteve nacionale, si dhe përfshirje të plotë të parlamentarëve në procesin e njoftimit dhe implementimit të Konventës dhe Protokollit të saj fakultativ. 

Click