Aktivitetet

E martë, 26 qershor 2018

DEPUTETJA LILJANA ZATUROSKA NË KONFERENCËN PËR NDIHMË TEKNIKE PËR SERVISIN MEDIATIK PUBLIK TË BALLKANIT PERËNDIMOR 

Kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, znj. Liljana Zaturoska, merr pjesë në Konferencën për hapjen e projektit rajonal, me temë: "Ndihmë teknike për servisin mediatik publik të Ballkanit Perëndimor", që mbahet më 26 dhe 27 qershor 2018 në Tiranë, Republika e Shqipërisë. 

Konferenca u hap nga z. Noel Kuran, drejtor i përgjithshëm i Unionit radiodifuziv evropian (EBU) dhe z.  Andris Kseteris, këshilltar kryesor nga sfera e shoqërisë civile dhe medieve, drejtori i përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Komisioni Evropian (TBC). 

Fjalim hyrës dhe prezantim të shkurtër në lidhje me projektin kishin: z. Oliver Mone-Kirle, drejtor i Projektit; z.  Vojisllav Raoniq, lider i ekipit dhe z. Zhellka Pekiç-Subasiq, zëvendëslider i ekipit. 

Pjesëmarrësit në Konferencën diskutojnë dhe ndajnë përvoja në lidhje me atë si të sigurohet pavarësia politike dhe financiare e serviseve mediatike publike të Ballkanit Perëndimor, si të realizohen reforma në serviset mediatike publike, si të vendosen standarde më të larta profesionale dhe shpenzime më të vogla për punën e tyre dhe si te përmirësohet programi i serviseve mediatike publike i Ballkanit Perëndimor, përmes bashkëpunimit dhe koproduksionit. 

Në fund të Konferencës pritet nënshkrimi i Memorandumit për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e të gjitha pjesëmarrësve. 

Click