Aktivitetet

E mërkurë, 21 mars 2018, Bruksel

DEPUTETJA VESNA DAMÇEVSKA ILIEVSKA NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË FRANKOFONISË 

Deputetja Vesna Damçevska Ilievska, nënkryetare e parë e Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare merr pjesë në Mbledhjen e Komisionit për Çështje Parlamentare të APF, që mbahet nga 22 deri më 23 mars 2018, në Bruksel, Belgjikë. 

Në këtë mbledhje shqyrtohen Propozim-raportet e Asamblesë parlamentare të Frankofonisë që do të miratohen në Sesionin vjetor të kësaj organizate që do të mbahet nga 5 deri më 11 qershor 2018, në Kvebek, Kanada: "Mbrojtja e të dhënave personale në hapësirën e frankofonisë", "Kodi etik i Parlamenteve në hapësirën e frankofonisë", "Prezantimi i parlamenteve të diasporës në hapësirën e frankofonisë", "Vendi i parlamenteve në balancimin e pushtetit legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv me qeverinë", "Programi për bashkëpunimin parlamentar", "Programi Noria", "Programet multilaterale për bashkëpunim". 

Anëtarët e këtij Komisioni do ta shqyrtojnë edhe Konventën e Asamblesë parlamentare të Frankofonisë me institutet e jashtme, Ndjekja e kornizës strategjike e Asamblesë parlamentare e Frankofonisë, Përgatitja e Mendimit të Asamblesë parlamentare të Frankofonisë për temën qendrore në Samitin  e 17-të të Frankofonisë:  Të jetojmë bashkë në solidaritet, ndarje të vlerave të ndryshme dhe respektim të diversitetit si burim për paqe, prosperitet për hapësirën e frankofonisë dhe çështjeve tjera lidhur me aktivitetet e kësaj organizate ndërkombëtare. 





Click