Aktivitetet

E enjte, 20 shtator 2018

DIALOGU I NIVELIT TË LARTË PËR PJESEMARRJE POLITIKE TË TË RINJVE DHE POLITIKAT E TË RINJVE 

"Bajpasimi i zbrazëtirës" është titulli në konferencën e të rinjve e cila sot dhe nesër mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me dialog të nivelit të lartë për pjesëmarrje politike të të rinjve dhe politikat e të rinjve me deputetët e Ballkanit Perëndimor. 

Në fjalimin përshëndetës, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, e vlerësoi Konferencën si një eveniment për ide konstruktive, zgjidhje dhe metodologji si të vendoset dialog i vërtetë dhe të arrijmë inkluzivitet më të madh të të rinjve në krijimin e politikave adekuate të cilat do të implementohen përmes procesit legjislativ.  

Bashkëkryesuesit në konferencën: Ivana Tufegxhiq, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Fabio Masimo Kostalldo, Kryetar i Parlamentit Evropian dhe shef i programit të liderëve të rinj politikë, dhanë hyrje në bajpasimin e zbrazëtirës ndërmjet të rinjve dhe politikës. 

Genoveva Ruiz Kallavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor nga Drejtoria për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, paralajmëroi më shumë pilot programe profesionale-arsimore për të rinjtë dhe u bëri apel të rinjve që të dalin në referendum dhe të votojnë për të ardhmen e tyre. 

Në fjalimin e vet frymëzues, Kryetari i Forumit evropian të të rinjve, Luis Allvardo Martinez, i theksoi përfitimet nga përfshirja në familjen e madhe evropiane dhe mundësinë që të rinjtë e këtij vendi ta rrumbullakojnë tregimin e suksesshëm për bashkëpunimin e Maqedonisë me BE-në dhe NATO-n.  Evropës i nevojitet talenti, pasioni, idealizmi i të rinjve nga Maqedonia, ato në duart e tyre i kanë çelësat për të ardhme prosperitare. Është koha që ky vend të hyjë atje ku takon, përfundoi Martinez. Ai e potencoi nevojën për formim të këshillit nacional të të rinjve, si një gjë veçanërisht e rëndësishme për përfshirjen e të rinjve në politikë. 

Bllazhen Maleski nga Këshilli Nacional i të Rinjve të Maqedonisë, në fjalimin e tij u fokusua në perspektivën e të rinjve nga Rajoni. Na nevojiten reflektorë të iniciativave, mobilitet të të rinjve dhe mësim nga dhe për të tjerët, sepse sa më i mirë të jetë Rajoni, aq më mirë do të jetë për shtetin tonë. Ta mundësojmë perspektivën që e meritojmë, më 1 tetor të jemi një hap më afër ëndrrës se një ditë të rinjtë nga Rajoni do të jenë aleatë, do të shkruajnë histori të përbashkët, krah për krah në BE, tha Maleski. 

Sekretari i përgjithshëm i Zyrës rajonale për të rinj të Ballkanit Perëndimor - RIKO, Gjyro Bllanusa, foli për bajpasimin e hendekut ndërmjet politikës dhe të rinjve, por edhe ndërmjet të rinjve dhe institucioneve, përkatësisht kthimin e besimit. Nuk mund t'i formojmë politikat për të rinjtë pa të rinjtë - është porosia kryesore e RIKO. 

Bashkëkryesuesi Kastalldo i promovon diskutimet e sotme nëpër punëtori për pjesëmarrjen e të rinjve në politikën; punësinë e të rinjve, rritjen dhe largimin e ekspertëve; lajmet e rrejshme dhe dezinformatat; pajtimin dhe trashëgiminë nga e kaluara. 

Click