Aktivitetet

E mërkurë, 14 nëntor 2018 

DITA BOTËRORE E DIABETIT 

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 17-të, e shënoi Ditën botërore të diabetit - 14 Nëntor, që mbahet këtë ditë në nder të ditëlindjes së një prej zbuluesve të insulinës - Frederik Banting.  

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Mirsada Emini-Asani, në hapjen e mbledhjes, theksoi se diabeti sot është një ndër sëmundjeт më të shpeshta endokrinologjike, me tendencë të rritjes rapide. 

Statistika është shqetësuese - 425 milionë njerëz në botë kanë diabet të diagnostikuar, 120 mijë në vendin tonë, nga të cilat 40.000 janë me insulinë, ndërsa 500 janë fëmijë. 

Diabeti nuk është vetëm sasi e rritur e sheqerit në gjak, kjo është sëmundje kronike, rraskapitëse dhe e shtrenjtë e cila e prek gjithë familjen. Paraqitet si rezultat i stilit jo të shëndoshë të jetës që nënkupton ushqim i keq duke konsumuar ushqim të shpejtë dhe pije të gazuara, aktivitet të zvogëluar fizik dhe stres tej mase. 

Në debatin morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Komisioni Nacional për Diabet, Klinika për endokrinologji, Asociacioni për diabet te fëmijët, deputetë, persona të cilët çdo ditë ballafaqohen me diabetin e tyre ose me diabetin e fëmijëve të tyre. 

U theksua se ekzistojnë shumë lloje të diabetit, por më të shpeshta janë tip 1, i cili trajtohet me insulinë dhe tip 2 (afro 90%), karakteristik për personat me peshë më të madhe. 

Me kohë, komplikimet e diabetit mund të çojnë në humbje të aftësisë së caktuar ose të jenë fatale për shikimin, veshkat, nervat, muskujt, jetën. 

Zbulimi i diabetit në kohë është me rëndësi esenciale, duke pasur parasysh faktin që numër i madh të sëmurëve aspak nuk kanë simptome dhe shenja të sëmundjes, ndërsa kjo zbulohet kur është paraqitur më ndonjë komplikim, dhe prandaj diabeti konsiderohet si vrarës i qetë. 

90% të shpenzimeve të përgjithshme për diabet bien mbi komplikimet nga diabeti.  Prandaj nevojitet investim më i madh në insulinë cilësore, glukomatës dhe terapi. 

Pesë rregullat e arta për ballafaqim me këtë sëmundje janë: ushqim i balancuar, aktivitet fizik, vetëkontroll i nivelit të sheqerit në gjak, edukimi dhe përdorimi i barnave sipas udhëzimeve. 

U bë apel për ngritje të vetëdijes publike, edukim, parandalim dhe zbulim të hershëm të diabetit. Duhet të ketë fushatë më të madhe, sepse kjo është e drejtë themelore e njeriut për jetë normale dhe dinjitoze. 

Komisioni për Shëndetësi dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do t'i mbështesin të gjitha vërejtjet dhe propozimet cilësore dhe mbeten të hapur dhe të detyruar që t'u ofrojnë ndihmë të gjitha palëve të prekur. 

Click