Aktivitetet

E hënë, 17 dhjetor 2018 

Eurodeputeti Kuloglu dhe fituesja e Çmimit Nobël, Buçamaui në takime me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe grupin e pavarur të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit 

Eurodeputeti Stelios Kuloglu dhe fituesja e Çmimit Nobël për paqe për vitin 2015, Videt Buçamaui, sot realizuan takime me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe me grupin e pavarur të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. 

Qëllimi i vizitës së tyre është nominimi i kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për Çmimin Nobël për paqe. 

Marrëveshja e Prespës, tha eurodeputeti Kuloglu, i cili vjen nga Republika e Greqisë, është më e mira për vendin tuaj dhe vendin tim. Evropa e mbështet marrëveshjen dhe e mbështesin nominimin për Çmimin Nobël për të dy kryeministrat. Ai theksoi se kur plotësisht do të zbatohet marrëveshja, atëherë me siguri do të ratifikohet në Parlamentin e Greqisë. Në këtë moment këtë që e bëjnë të dyja vendet fqinje, është lajmi i mirë i vetëm që ndodh në Evropë, duke i theksuar si lajme të këqija përpjekjet për destabilizimin politik dhe Orbanin. 

Marrëveshja e Prespës, duam të jetë model i suksesshëm i Ballkanit dhe botës për ndërprerjen e konflikteve, tha fituesja e Çmimit Nobël për paqe për vitin 2015, Videt Buçamaui. Ajo shpreson se kryeministrat Zaev dhe Cipras do të jenë fitues të Çmimit Nobël për paqe, sepse treguan se mund të ketë sukses me dialog dhe mirëkuptim. 

Koordinatorja e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, Sonja Mirakovska, informoi se prej nesër fillon faza e tretë dhe finale për ndryshimet kushtetuese dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës. Të dy liderët, theksoi, bënë një hap të madh në Ballkan. Treguan se si mund që kontestet me dekada të zgjidhen në mënyrë paqësore. Për ne, tha, me rëndësi është të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së. 

Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, theksoi se partia e tij nuk ka besim në procesin. Suksesi është më i madh nëse e ke mbështetjen e popullit, ndërsa këtë ky proces sipas rezultateve të Referendumit, nuk e ka, kompromiset nuk janë simetrike nga të dyja anët. Në Kuvendin për votimin e ndryshimeve kushtetuese, tha, ka mbështetjen edhe të deputetëve opozitarë, ndërsa mbështetja e VMRO-DPMNE-së do të jetë për ligjet reformuese, sepse angazhimi i partisë është anëtarësimi në BE dhe NATO.

Meral Uzeiri Ferati nga PDSH-ja theksoi se anëtarësimi në NATO dhe BE do të thotë stabilitet dhe prosperitet. Ky është momenti historik kryesor, por duhet të vazhdohet të punohet në çështjet e hapura.

Afrim Gashi nga BESA, siç u prezantua shqiptar, foli në gjuhën maqedonase në frymën e rritjes së mirëkuptimit. Në Maqedoni ka dy fitues të Çmimit Nobël, këta janë Nënë Tereza dhe Ferid Murati dhe shpresoj se Zoran Zaev do të jetë fituesi i tretë. Uroi që Zaev dhe Cipras ta fitojnë mirënjohjen, sepse kjo do të thotë inkurajim për liderët tjerë ballkanikë se nevojitet zgjidhje paqësisht e problemeve.

Koordinatorja e grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Elizabeta Kançevska Milevska, tha se tetë deputetët japin mbështetje të fuqishme për ndryshimet kushtetuese, sepse kjo do të ndihmojë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Ajo që është me rëndësi për këtë periudhë është edhe miratimi i ligjeve reformuese me të cilat harmonizohet legjislacioni i Maqedonisë me legjislacionin e Evropës. Është e domosdoshme të realizohet edhe procesi i pajtimit. 

Për Sasho Vasilevski, Maqedonia me ndryshimet kushtetuese merr një mundësi të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Vlladanka Aviroviq, Zeqir Ramçilloviq dhe Kërsto Mukoski theksuan se është e domosdoshme ndihma e Parlamentit Evropian, jo vetëm deri në përfundimin e ndryshimeve kushtetuese, por edhe në procesin e mëtejshëm eurointegrues. 

Tetë deputetët theksuan se ende ndiejnë presione dhe se është prezent gjuha e urrejtjes, por se janë kompaktë dhe do të durojnë.   

Click