Aktivitetet

E hënë, 29 tetor 2018 

FILLIMI I BASHKËPUNIMIT ME AGJENCINË E RE TEKNIKE-OPERATIVE 

Komisioni për Mbikëqyrje të Zbatimit të Masës së Veçantë Hetuese Ndjekje të Komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes, realizoi takim me drejtorin e Agjencisë Operative-Teknike, Zoran Angellovski. 

Siç tha kryetari i Komisionit, Emil Dimitriev, ky është takimi i parë ndërmjet Komisionit dhe drejtorit të ATO, me qëllim njoftimin dhe mënyrën e bashkëpunimit të ardhshëm të përbashkët me këtë institucion të ri, por të rëndësishëm. 

Drejtori Angellovski informoi se është zgjedhur në këtë pozitë më 7 shtator, ndërsa ATO zyrtarisht duhet të fillojë me punë nga 1 nëntor të këtij viti. Në deklaratën e vet, ai theksoi se nuk ekziston ndjekje joligjore e komunikimeve. 

Agjencia Teknike-Operative, e cila momentalisht ballafaqohet me probleme objektive, gjegjësisht me buxhetin dhe kuadrin, do të jetë transparente në punën e vet dhe në komunikim me katër komisione të Kuvendit kompetente për kontrollin e saj. 

Click