Aktivitetet

E hënë, 17 dhjetor 2018

Filluan me punë zyrat për kontakt të deputetëve me qytetarët

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, së bashku me njësitë e vetëqeverisjes lokale filluan me hapjen e zyrave për realizimin e kontaktit të deputetëve me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, me qëllim që deputetët të jenë më afër qytetarëve që t'i dëgjojnë problemet e tyre, dhe këta të mund t'i thonë në Kuvend, në të njëjtën kohë edhe te të gjitha institucionet e shtetit. 

Kuvendi së bashku me njësitë e vetëqeverisjes lokale kanë obligim ligjor të hapin zyra për realizimin e kontaktit të deputetëve me qytetarët, në ato njësi zgjedhore prej ku janë zgjedhur, dhe ashtu prej 75 zyrave të mundshme, janë hapur 22 zyra në nivel nacional. Hapja e zyrave tjera është në rrjedhë, ku kemi marrë mendim pozitiv prej 40 komunave, ndërsa komunat tjera punojnë në mënyrë aktive në gjetjen e lokalit për shkak të mungesës së lokalit përkatës.

Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë parashikon që të premtet të jenë ditë ku deputetët janë të obliguar të realizojnë kontakte me qytetarët në këto zyra, dhe për këtë fakt Kuvendi nuk ka kurrfarë aktivitetesh të premten, që të mund drejtpërdrejtë t'i dëgjojnë qytetarët për problemet e tyre. Këto zyra të deputetëve do të jenë të hapura edhe në ditët tjera të punës, nga ana e asistentëve të deputetëve, ku janë të obliguar t'i evidentojnë problemet dhe hallet të prezantuara nga ana e qytetarëve.

Institucioni Zyra për kontakt e deputetëve me qytetarët është vegël mjaft e rëndësishme për komunikim me elektoratin, andaj Kuvendi tenton dhe punon në mënyrë aktive ta përforcojë këtë institucion mjaft të rëndësishëm përmes ndryshimit dhe plotësimit të ligjeve ekzistuese, Ligjit për Kuvendin dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale, që të jetë shtyllë e afrimit të deputetëve me qytetarët gjatë gjithë mandatit.

Në të njëjtën kohë, përmes këtij njoftimi, i ftojmë qytetarët e të gjitha gjashtë njësive zgjedhore, t'i vizitojnë zyrat për realizimin e kontaktit të deputetëve me qytetarët, që të mund problemet e tyre më lehtë të arrijnë në Kuvend dhe në të gjitha institucionet e shtetit.

Click