Aktivitetet

E enjte, 25 tetor 2018

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në promovimin e studimit "Vlerësimi i ndikimit të rregullativës për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni"

Zonja dhe zotëri, 
Të nderuar të pranishëm,

Më lejoni që në fillim ta theksoj kënaqësinë time që si kryetar i Kuvendit marr pjesë në promovimin e studimit me titull "Vlerësimi i ndikimit të rregullativës për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni", studim për të cilin besoj se do të ndihmojë në implementimin e mëtutjeshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë. 

E drejta e përdorimit të gjuhës amtare dhe përdorimi i saj, kuptuar në kuptimin më të gjerë të fjalës, gjegjësisht në jetën private dhe publike, dhe veprimi i çdo individi ose bashkësie etnike është një nga të drejtat themelore, individuale por edhe kolektive të njeriut. Sot, në nivel të bashkësisë ndërkombëtare dhe asociacioneve dhe organizatave ndërkombëtare kemi shumë dokumente që e rregullojnë këtë problematikë. Do të filloj prej Kartës së Kombeve të Bashkuara, mandej shumë rezoluta dhe konventa të Kombeve të Bashkuara, si edhe dokumente të Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian, ku në mënyrë shumë të qartë rregullohet kjo e drejtë individuale dhe kolektive. T'u rikujtoj, këto dokumente ndërkombëtare sot janë pjesë përbërëse e legjislacioneve nacionale në çdo shtet demokratik. A besoj se të gjithë e ndajmë mendimin se Republika e Maqedonisë ndërton me sukses shoqëri demokratike multietnike, multikulturore e cila bazohet mbi respektimin e tërësishëm të të drejtave dhe lirive njerëzore, përfshirë këtu edhe të drejtën në përdorimin e gjuhës amtare. Gjithsesi se në këtë proces të nxjerrjes së ligjeve dhe implementimin e tyre, rolin kryesor e ka parlamenti, edhe atë për dy arsye. E para është funksioni ligjvënës me të cilin përmes procesit ligjvënës, çdo propozim ligj, mund të përmirësohet, mund të ndryshohet ose po mos pranohet me anë të amendamenteve. Në këtë proces, Kuvendi mund ta inkuadrojë edhe opinionin ekspert, sektorin joqeveritar dhe subjekte të tjera shoqërore, natyrisht edhe publikun nëpërmjet mediumeve, dhe e gjithë kjo kontribuon për cilësinë e vetë ligjit mirëpo, e rrit edhe transparencën dhe llogaridhënien para qytetarëve prej të cilëve edhe jemi zgjedhur. Funksioni i dytë, po ashtu i rëndësishëm i çdo parlamenti demokratik është funksioni i tij mbikëqyrës. Kur një ligj nxirret, implementimin e bën para së gjithash pushteti ekzekutiv ndërsa pushteti ligjvënës, respektivisht Kuvendi mundet me anë të debateve të gjera publike të bëjë mbikëqyrje se si zhvillohet implementimi dhe të tregojë për dukuri të caktuara negative nëse ekzistojnë, paqartësi ose jofunksionalizëm në zbatimin praktik të ligjit.

E dini se Qeveria e Republikës së Maqedonisë vitin e kaluar dorëzoi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Ligj të ri për përdorimin e gjuhëve dhe i njëjti, në një procedurë tërësisht legjitime dhe transparente u miratua nga ana e deputetëve. Përndryshe, Инаку, Ligji nevojën dhe arsyetimin e vet e mbështet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, më saktë, prej amendamenteve të Kushtetutës të cilët rrjedhin prej Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, gjegjësisht amendamenti i pestë me të cilin ndryshohet dhe plotësohet Neni shtatë i Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë i cili në paragrafin katër e sanksionon mundësinë për përdorimin e gjuhëve tjera zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, në rast se kjo rregullohet me ligj dhe këtu është burimi kushtetues i institucioneve përkatëse, legjitime për propozim ligjin që ishte para Kuvendit. E keni të njohur se çka krejt ndodhi me këtë ligj, gjegjësisht i gjithë debati që zhvillohej para zgjedhjeve lokale në vitin 2017 me pretendim se me debatin do të rritet vullneti ose mbështetja në kuptim politik e subjektit që pretendonte se do e pengojë nxjerrjen e ligjit. Në fakt, ndodhi e kundërta, mbështetja e subjektit mungoi erdhe atë në masë të madhe, diçka që korrespondon me faktin se qytetarët nuk e pranonin debatin e tillë të zhvillohet në Kuvend por e kundërta, me vullnetin e vet në votim treguan se janë për politikat a e shumicës qeveritare aktuale gjegjësisht shumicës parlamentare që ishte propozues i këtij ligji. Zotëri, Ivanov i cili me të vërtetë është president legal i shtetit por i cili legjitimitetin e vet e ka humbur moti, nuk do ta nënshkruajë dekretin me të cilin Ligji për përdorimin e gjuhëve me publikimin në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë bëhet fuqiplotë. Kur jemi këtu, duhet të potencohet fakti se shefi i shtetit ka të drejtë suspendimi pas miratimit të parë të çdo propozim ligji në Kuvend. Në atë rast, sipas Kushtetutës, ligji kthehet në miratim të sërishëm në Kuvend dhe në qoftë se, a Kushtetuta e sanksionon këtë në mënyrë precize, në qoftë se në votimin e sërishëm ligji fiton mbështetje prej shumicës së deputetëve prej numrit të përgjithshëm të deputetëve, a në rastin tonë kjo korrespondon me minimum 61 votë, a në fakt në votimin e parë ligji fitoi 69 vota a në votimin e dytë 64 vota, dhe kjo korrespondon me përcaktimin kushtetues të shumicës së sanksionuar në Kushtetutë dhe në atë rast presidenti i shtetit nuk ka alternativë tjetër përveç se ta nënshkruajë dekretin për publikimin e ligjit, përndryshe atëherë veprimi konkret i presidentit të shtetit do të jetë cenim eklatant i normave kushtetuese. Sqarimi i tij, kisha thënë politikanist është se ligji është antikushtetues. Besoj se çdo një absolvent i juridikut e di se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë nëse një ligj apo një akt tjetër është në përputhje me Kushtetutën apo jo. Por për fat të keq, Ivanovi, jo vetëm që nuk do ta nënshkruajë ligjin e përmendur por ai, edhe pse është pjesë e pushtetit ekzekutiv, tani bën obstruksion të pozitës kushtetuese të shtëpisë ligjvënëse, a në të njëjtën kohë i ndërmerr edhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, diçka që nuk i takon me Kushtetutë, si bartës i pushtetit ekzekutiv në nivel të shtetit. Shpresoj se prej kësaj, të gjithë do të nxjerrim mësim se si nuk duhet të ushtrohet qeverisja. A besoj se tani, me miratimin e nismës për ndryshimet kushtetuese me të cilat na hapen dyert për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, shumë më shpejt dhe me më cilësi do të ndërtojmë shtet juridik dhe funksional në të cilin do të kemi sundim të të drejtës e jo sundim të interesave partiake. Do të vazhdojmë me zhvillimin e shoqërisë tonë multietnike në të cilën para së gjithash dhe mbi të gjitha do të jetë respektimi i të drejtave dhe lirive njerëzore individuale dhe kolektive. Derisa jam këtu, vetëm dua të theksoj se presidenti i shtetit, jo vetëm se vetëm me këtë ligj mbetet në qëndrimin e moszbatimit të dispozitave kushtetuese por qëndrimin e njëjtë e përsërit edhe për ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, diçka me të cilën e cenon prej në rrënjë, gjegjësisht e vështirëson sistemin juridik të demokracisë parlamentare që është sanksionuar me Kushtetutën tonë ku rolin kryesor të institucioneve përkatëse e ka Parlamenti dhe ku sipas parimeve të demokracisë parlamentare, vullneti i Kuvendit nuk mund të pezullohet nga asnjë vullnet i pushteteve tjera, përkundrazi, Kushtetuta sanksionon organ të veçantë në nivel shtetëror i cili ka kompetencë të vlerësimit të kushtetushmërisë së ligjeve dhe akteve tjera që i nxjerr Kuvendi dhe është organi i vetëm që e ka atë kompetencë. 

Të nderuar të pranishëm,

E ndoqëm prezantimin e studimit të përkushtuar për Vlerësimin e ndikimit të Ligjit për gjuhët në Republikën e Maqedonisë. Siç thashë në vetë fillimin, shpresoj se ky studim do e gjejë vendin e vet në më shumë institucione dhe se do të jetë vegël e rëndësishme në implementimin e mëtutjeshëm të Ligjit. Me këtë rast, dua të nënvizoj se Kuvendi dhe unë personalisht, duke u nisur nga kompetencat e mia bazuar në Rregulloren dhe Kushtetutën, do të angazhohemi dhe do të punojmë në zhvillimin e mëtutjeshëm dhe implementimin e të drejtave dhe lirive njerëzore. Nëpërmjet komisionit të përhershëm anketuese, nëpërmjet debateve mbikëqyrëse, do të punojmë si një lloj gardiani dhe garantuesi të realizimit konsekuent të këtyre të drejtave dhe lirive, gjithsesi së bashku me institucionet tjera dhe këtu mendoj para së gjithash me Avokatin e Popullit por edhe sektorin joqeveritar dhe opinionin ekspert. Në të njëjtën kohë, dëshiroj që edhe njëherë të theksoj se mbesim të hapur për bashkëpunim cilësor me sektorin joqeveritar, veçanërisht kur bëhet fjalë për krijimin e politikave të reja pozitive edhe atë në të gjitha sferat. Prandaj në fund, dua që sinqerisht ti falënderoj autorët e këtij studimi, D-r Josipa Rizankoska dhe D-r Jasmina Trajkoska, me shpresë se edhe më tutje do të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre shkencore dhe kërkimore, a do të inkurajojnë edhe shkencëtarë të tjerë të ri të zhvillohen në atë drejtim. Gjithsesi, shpreh respekt edhe ndaj Bashkimit Evropian që ka ndihmuar në realizimin e këtij kërkimi, si edhe organizatat joqeveritare të cilat morën pjesë në mënyrë aktive në realizimin e këtij projekti shkencor - kërkimor. 

Ju faleminderit për vëmendjen. 

Click