Aktivitetet

E enjte, 5 korrik 2018, Ohër  

Fjalimi i nënkryetarit Vesel Memedi gjatë hapjes së Festivalit ballkanik të 57-të të këngëve dhe valleve popullore    

Zonja dhe zotëri,
Të nderuar deputetë, 

I nderuar zëvendësministër, 
I nderuar kryetar i komunës së Ohrit,   
Shkëlqesi,  
Të nderuar pjesëmarrës në festival,
Miq të dashur, dashamirë të këngës dhe valles popullore,

Më lejoni që në fillim, si përfaqësues i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, ti përshëndes të gjithë të pranishmit, veçanërisht mysafirët tanë, valltarët nga rajoni të cilët marrin pjesë në Festivalin ballkanik të 57-të të këngëve dhe valleve popullore.

Festivali ballkanik i këngëve dhe valleve popullore me historinë e vet respektabile dhe gjithsesi me qytetin e Ohrit, ka mirëpritur mbi pesëdhjetëmijë valltarë, këngëtarë dhe instrumentalistë, jo vetëm nga rajoni por tekstualisht nga e gjithë bota. Pikërisht për këtë, ky festival sot është i njohur në nivel global dhe është anëtar i disa asociacioneve ndërkombëtare folklorike, ndër të cilat edhe Organizata Ndërkombëtare e Artit Folklorik, IOFA. 

Miq të nderuar, 

Kënga dhe folklori nuk njohin kufij, nuk njohin ideologji, ato janë kategori universale, dhe pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të çdo populli në veçanti, por edhe civilizimit njerëzor në tërësi. Ne këtu në rajon, nëpërmjet këngës dhe folklorit dimë të gëzohemi, por gjithashtu edhe ta shprehim mallëngjimin tonë. Me një fjalë, nëpërmjet këngës e hapim shpirtin tonë ndaj secilit dhe nëpërmjet këngës e pranojmë tjetrin, të ndryshmin. Vallja e famshme "Teshkoto", nuk besoj se mund ta lë indiferent cilindo, pa dallim nëse vallëzohet këtu apo në anën tjetër të globit. Po, a nuk është shkëlqyeshëm të shihet vallja joshëse e djalit të ri dhe vajzës që e vallëzojnë "Shotën" e famshme? Vështirë përmbahen ndjenjat kur e dëgjojmë lahutën malazeze, buzukun grek ose po sevdalinkat boshnjake, ose po shohim si vallëzohet vallja serbe ose polka sllovene. E gjithë kjo vetëm e konfirmon universalizmin e muzikës popullore, të këngëve dhe valleve popullore, të cilat qe pra, kemi arritur ti ruajmë dhe t'ua bartim gjeneratave të reja. 

Zonja dhe zotëri, 

Besoj se ditëve në vijim të gjithë do të kënaqemi me programin e festivalit. Besoj se, si edhe deri tani, qyteti i Ohrit dhe qytetarët e tij  do të tregohen si mikpritës të mirë dhe shpresoj se mysafirët tanë do të kënaqen me bukuritë e Liqenit të Ohrit dhe me programin e pasur kulturor që me veti të marrin kujtime të bukura mirëpo, edhe një pjesë të pasurisë shpirtërore të Ohrit dhe të Maqedonisë. 

Me këtë, miq të nderuar, pjesëmarrës të nderuar, mysafirë të pranishëm, e shpall të hapur Festivalin ballkanik të 57-të të këngëve dhe valleve popullore, 

Ju falënderoj për vëmendjen dhe ju ftoj të kënaqemi së bashku!

Click