Aktivitetet

E premte, 9 nëntor 2018, Çetinë  

FORUMI PARLAMENTAR ME TEMË: "LIGJE ZGJEDHORE, PJESËMARRËS DHE FUSHATA: A ËSHTË ZGJEDHËSI NË QENDËR TË VËMENDJES?"

Sot, anëtarët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë: Ane Llashkoska, Betian Kitev dhe Çedomir Sazdovski, morën pjesë në Forumin e 20-të  parlamentar në Çetinë, i cili është në organizim të Parlamentit të Malit të Zi. 

Forumi i sivjetshëm parlamentar është me temë: "Ligje zgjedhore, pjesëmarrës dhe fushata: A është zgjedhësi në qendër të vëmendjes?", ku marrin pjesë edhe përfaqësuesit tjerë të Parlamenteve nga rajoni, si dhe organizata ndërkombëtare relevante dhe organizata joqeveritare. 

Fjalim përshëndetës në Forumin mbajti Ivan Brajoviq, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, ndërsa u mbajtën dy sesione. 

Në sesionin e parë mëngjesor me temë: "Avancimi i ligjeve zgjedhore dhe bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare", mori pjesë deputetja Ane Llashkoska, ndërsa në sesionin e dytë të pasdites: "Ndikimi i fushatave dhe financimi i aktorëve politikë për integritetin zgjedhor", deputeti Betian Kitev. 

Duke pasur parasysh se zgjedhjet dhe sistemet zgjedhore janë faktorë kryesore në ndërtimin e sistemit demokratik të shteteve moderne, avancimi i ligjeve zgjedhore - si parakusht për zgjedhjet demokratike, është shtyllë e stabilitetit afatgjatë. 

Ky forum ishte mundësi e shkëlqyeshme për pjesëmarrësit për t'u njoftuar me përvojat e vendeve tjera, për këmbim të mendimeve dhe ideve, me qëllim forcimin e dialogut parlamentar dhe bashkëpunimit. 

Click