Aktivitetet

E mërkurë, 28 nëntor 2018 

FORUMI PARLAMENTAR PËR EVROPËN JUGLINDORE ME TEMË "EFIKASITETI ENERGJETIK DHE KLIMA" 

Deputetët Hari Llokvenec, Dalibor Bogdanovski, Riste Tashev, Liljana Zaturoska, Sllagjana Mitovska, Panço Minov dhe Rexhail Ismaili, morën pjesë në Forumin e dytë parlamentar për Evropën Juglindore me temë "Efikasiteti energjetik dhe klima", të organizuar nga ana e Fondit të hapur rajonal të GIZ për Evropën Juglindore - Efikasiteti energjetik. 

Në fokus të forumit të sivjetshëm janë këmbimi i praktikave më të mira parlamentare për efikasitet energjetik në Evropën Juglindore dhe krijimi i politikave për reduktim të varfërisë energjetike në rajon. 

Evenimentin e hapi deputeti Llokvenec i cili theksoi se të gjithë deputetët nga Rajoni doemos duhet të bëjnë përpjekje me qëllim përmbushjen e standardeve dhe kritereve që i imponon BE-ja në aspekt të veprimit dhe shfrytëzimit efikas të energjisë, si dhe mbrojtjes së klimës. 

Në fjalimin e vet, deputetja Mitovska ceku masat që i zbaton Republika e Maqedonisë në aspekt të subvencionimit të shpenzimeve për energji të dedikuara për familjet e rrezikuara sociale, ndërsa deputetja Zaturoska i bëri thirrje Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që të realizojë studim me të cilin do të konstatohet numri i amvisërive të Maqedonisë që janë të prekur nga varfëria energjetike. 

Fjalim mbajti edhe deputeti Panço Minov, i cili theksoi se vendi ynë doemos duhet t'i marrë përvojat nga Rajoni kur është në pyetje përmirësimi i karakteristikave energjetike të ndërtesave, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel komunal. 

Click