Aktivitetet

E mërkurë, 6 dhjetor 2017

Grubi - Auer: Brukseli guximshëm dhe me vizion për një Evropë të plotë dhe kontinentale

Agjendën intensive të takimeve të nivelit të lartë në Bruksel, Deputeti Grubi e vijoi me z. Edvard Auer, drejtues i zyrës së zonjës Mogerini për Ballkanin Perëndimor pranë shërbimit evropian për veprim të jashtëm.  

Grubi dhe Auer shkëmbyen pikëpamjet për aktualitetet në Maqedoni dhe rajon, me theks të veçantë mbi reformat dhe fqinjësinë e mirë.

Deputeti Grubi foli rreth gatishmërisë së Shkupit zyrtar dhe koalicionit qeverisës që t'i adresojmë kontestet me fqinjët, për çka dëshmon edhe arritja e marrëveshjes me Bulgarinë për fqinjësi të mirë, si dhe theksoi që koalicioni me të njëjtin guxim do t'i qaset edhe çështjes së emrit me Greqinë. 

Sa u përket reformave, Grubi tha që këtë vit duhet të mbyllet zgjedhja e prokurorit të ri, ligji për verifikim të fakteve dhe ligji për këshillin gjyqësor, ligji për dëshmitar të mbrojtur me shpresë që edhe opozita të bëhet pjesë e zgjidhjeve reformuese. 

Pritshmëritë tona janë që edhe Brukseli do të veprojë guximshëm dhe me vizion për një Evropë kontinentale të plotë dhe të bashkuar, theksoi Grubi në fund të takimit. 

Click