Aktivitetet

E premte, 9 shkurt 2018, Uashington

Takimi i deputetit Grubi me z. Metju Palmer

Njeriu i parë i Kuvendit për miqësi me SHBA-në, deputeti Artan Grubi, njëkohësisht edhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizoi takim pune në Stejt Departamentin e Shtetit në Uashington me u.d. zëvendësndihmës sekretar i shtetit, z. Metju Pallmer.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje lidhur me kontestin me emrin, reformat, Marrëveshjen e Ohrit, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe situatën e përgjithshme politike në Maqedoni dhe rajon.

Z. Pallmer na inkurajoi të vazhdojmë të lëvizim përpara sepse këto kohëra janë sfiduese për të dyja palët dhe të gjithë duhet të ngrihen mbi politikën ditore.

Shtetësia kërkon guxim dhe kompromise – theksoi përfaqësuesi i lartë i Stejt Departamentit të Shtetit përderisa e përshëndeti progresin në reformat, por e theksoi nevojën për zbatimin e ligjeve, posaçërisht në sferën e gjyqësisë.
SHBA-ja e mbështet plotësisht Maqedoninë në tentimet për tejkalimin e kontesteve me fqinjët dhe miratimin e reformave.

Grubi theksoi se Maqedonia e vlerëson mbështetjen e deritanishme të SHBA-së në planin politik dhe në planin ekonomik, por në frymën e proceseve të reja pozitive në vend të cilat paralajmërojnë prognoza optimiste për integrim të përshpejtuar të vendeve të rajonit, kërkoi që të valorizohen tentimet e Shkupit për realizimin e reformave të kërkuara për anëtarësim të shpejt në NATO.

Shumica parlamentare, por edhe qytetarët e Maqedonisë, me përkushtim punojnë në përmbushjen e pritjeve nga bashkësia ndërkombëtare dhe presim se edhe miqtë nga Uashingtoni, gjithashtu, do të veprojnë deri në vitin tjetër në pajtim me synimet tona.

Grubi informoi se progresi në zbatimin e reformave, me ç‘rast si prioritare i theksoi reformat gjyqësore dhe reformat e korpusit të sundimit të së drejtës dhe sistemit të sigurisë.

Në lidhje me negociatat për fqinjin tonë jugor, Grubi i elaboroi qëndrimet në bazë të ideve të Nimicit, me ç'rast e kërkoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e zgjidhjes së pranueshme në mënyrë reciproke dhe konsekuente.

Click