Aktivitetet

E enjte, 24 janar 2019

GRUPI PËR MIQËSI FRANCA-MAQEDONIA ME MBËSHTETJE TË REFORMAVE NË ADMINISTRATË 

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Francës, u takua me Liljana Tangi, deputete në Kuvendin e Francës, nënkryetare e Komisionit për Çështje Evropiane, dhe Grupin për miqësi Franca-Maqedonia, si dhe Zhak Mer, nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, e në shoqërim të ambasadorit të Francës në Maqedoni, Kristian Timonie.

Me takimin kryesoi kryetari i Grupit, Pançe Ivanov, ndërsa ishin të pranishëm edhe anëtarët: Lidija Tasevska, Vesna Damçevska-Ilievska, Daniella Rangellova dhe Fadil Zendeli. 

Kryetari Ivanov, shprehu falënderim si dhe bindje se ky takim do të kontribuojë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve dhe të dyja vendeve. Deputetja Tangi shprehu kënaqësi për takimin e sërishëm dhe këmbimin e mendimeve me kolegë që kontribuojnë për pasurimin e miqësisë franceze-maqedonase. Gjithashtu shfaqi mbështetje të hapur për ndarje të përvojave në aspekt të organizimit të administratës, e cila është në kuadër të reformave që duhet t'i realizojë shteti, përforcimin e lidhjeve dhe këmbimit kulturor përmes Frankofonisë, si dhe thirrje për përtëritje të vëllazërimit të Francës me qytetet e vendeve të Ballkanit. 

Kryetari Mer, pret që motivimi i Francës për miqësi me Ballkanin, të jetë ende më i fuqishëm, me theks në intensifikimin e kontakteve përmes projekteve kulturore dhe sociale, me ç'rast ne do të bëhemi më të dukshëm dhe më të pranishëm. 

Miqtë francez bënë thirrje për zgjerim të Grupit jashtë kufijve të parlamentit në Klub të miqve të Maqedonisë, si dhe formim të Grupit për miqësi Franca-Ballkani me përfshirje edhe të gjashtë vendeve tjera në rajonin. 

Ambasadori Timonie tha se Franca është në anën e Maqedonisë, ndërsa raportet e Kuvendit brenda janë me rëndësi esenciale për shtetin, integrojmë vetëm shtete funksionale. 

Bashkëbiseduesit shprehën mbështetje për intensifikimin e bashkëpunimit të plotë, nga sfera e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe infrastrukturës, si dhe realizim të takimit kthyes në Kuvendin e Francës këtë vit. 

Click