Aktivitetet

E diel, 12 maj 2019

Inaugurimi i Presidenti të sapozgjedhur të Republikës Stevo Pendarovski në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha deklarat solemne. Me këtë Pendarovski dhe zyrtarisht e mori funksionin e Presidentit të shtetit.

Pendarovski prej foltores së Kuvendit ju drejtua të gjithë qytetarëve, atyre që morën pjesë në zgjedhje dhe atyre që siç tha, mbetën nëpër shtëpitë e tyre. Pendarovski u zotua që do jetë President i të gjithëve, edhe i atyre që votuan për të edhe i atyre që votuan për kundër kandidatët e tij. Punën e parë që do e bëjë është të shtrijë dorën për bashkëpunim me opozitën.

„Ndjej se obligimi im i parë si President i cili ishte propozuar nga shumica politike është ta mbroj statusin e të drejtave të pakicës politike për arsye se demokracia ekziston vetëm kur pakicat e ndryshme në shoqëri janë të mbrojtura nga arbitrarizmi eventual i shumicave, a për këtë zakonisht ligjet nuk janë të mjaftueshme. Dallimet politike ndërmjet njerëzve dhe partive do të vazhdojnë të ekzistojnë për arsye se janë të natyrshme dhe të domosdoshme, por energjia dhe potenciali i shoqërisë duhet doemos të jenë të bashkuar rreth disa çështjeve të rëndësishme strategjike për të cilat insistoj dhe për të cilat do të propozoj modele për arritjen e një konsensusi më të gjerë shtetëror. Mendoj para së gjithash në aspiratat tona euroatlantike për të cilat në nivelin retorik ekziston pëlqim i tërësishëm, ndërmjet subjekteve relevante politike,megjithatë, modalitetet e realizimit të tyre në të cilat besojmë, janë të ndryshme.

Si President do të angazhohem në përpjekjet diplomatike për përfundimin e procesit për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në NATO, dhe gjatë gjithë rrjedhës së negociatave për anëtarësim në BE, ku do të insistoj të jenë të inkuadruar mendjet më të mira që i posedon ky vend, pavarësisht nëse vijnë prej radhëve të opozitës, prej organizatave joqeveritare ose nga radhët e ekspertëve të pavarur,", tha Pendarovski. 

Për të, dy prioritetet themelore janë: arritja e shkallëve  shumë më të larta të zhvillimit ekonomik dhe zero tolerancë ndaj krimit, korrupsionit dhe nepotizmit.

„Koha është ti shërojmë plagët e hapura të të kaluarës së shpejtë dhe realisht të fillojmë pajtimin qytetar, për arsye se nuk kemi atdhe rezervë të cilin mund ta quajmë shtëpinë tonë. Në këtë rrugë, dua të angazhohem pa mbetje, jo duke mbajtur llogari për rejtingun politik personal. Të gjithë njerëzit qëllimmirë, politikanë dhe parti që do të vendosin të ecin në rrugën e njëjtë, e kanë mbështetjen time," përfundoi Pendarovski. 

Click