Aktivitetet

E martë, 2 tetor 2018 

INTERES I PËRBASHKËT ËSHTË MIRATIMI I LIGJEVE TË CILAT DO TA LEHTËSOJNË FUNKSIONIMIN E SEKTORIT BUJQËSOR 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave u takua me delegacionin e Gjermanisë, të udhëhequr nga Hans Georg fon der Marvic, deputet nga Bundestagu. 

Kryetari i Komisionit, zëvendëskryetari, Dimitar Stevananxhija, në fjalimin përshëndetës shprehu falënderim për mundësinë për këmbimin e përvojave dhe praktikave të mira me politikanë, biznesmenë, diplomatë dhe ekspertë nga sfera bujqësore. 

Një nga degët kryesore të prodhimit, eksportit dhe ekzistencës në Republikën e Maqedonisë, është pikërisht bujqësia, e cila paraqet të ardhura kryesore për shumë familje në vend, tha Stevananxhija. 

Në bisedën u inkuadruan anëtarët e Komisionit, deputetët Tatjana Prentoviq dhe Nikolla Miceski. 

Ato e shfrytëzuan rastin për ta njoftuar delegacionin me potencialin e madh të bujqësisë në Republikën e Maqedonisë, duke e theksuar cilësinë e verës dhe duhanit. 

Duke pasur parasysh atë që 40% e popullatës në vend është rurale, është me interes i përbashkët miratimi i ligjeve të cilat do ta lehtësojnë funksionimin e sektorit bujqësor.  Tendenca e harmonizimit të legjislacionit maqedonas me atë evropian doemos duhet të vazhdojë, zgjidhjet ligjore duhet të implementohen, politikat bujqësore detyrimisht të rregullohen, që të bëhen konkurrentë në tregun. 

Si pjesë e masave për zgjidhjen e problemeve në sektorin e bujqësisë, u përmendën:  zhvillimi sistemor i politikave bujqësore, politika simetrike e subvencionimit, shfrytëzimi efektiv i mjeteve nga programi IPARD, teknologjitë e reja, shfrytëzimi maksimal i sipërfaqeve të punueshme etj.  Për shkak të fragmentimit të sipërfaqeve bujqësore, bashkimi i bujqve është qëllimi i rëndësishëm dhe në atë drejtim duhet të punohet në trajnime të bujqve. 

Deputeti gjerman Marvic informoi se kanë mundësi të shkëlqyeshme profesionale-arsimore edhe në bujqësi edhe në zejtari, me mundësi për praktikë dhe teori, dhe shumë me rëndësi kujdesi për brezin e ardhshëm, gjegjësisht t'ua bartin të rinjve.  Që të ketë zhvillim ekonomik, duhet patjetër të ketë parakushte politike, që të funksionojë mjedisi rural duhet patjetër të ketë infrastrukturë, potencoi Marvic. 

Në fund të bisedës konstruktive, Komisioni shprehu falënderim për mundësinë që t'i përvetësojmë praktikat gjermane, ndërsa mysafirët shprehën falënderim për qasjen e sinqertë dhe shfaqën shpresë për vazhdimin e dialogut. 

Click