Aktivitetet

E enjte, 24 janar 2019

KËSHILLA TË DOBISHME EKSPERTËSH PËR MBIKËQYRJE DHE SIGURI 

Komisioni për Mbikëqyrje të Zbatimit të Masës së Veçantë Hetuese të Komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria Doganore dhe Ministria e Mbrojtjes, realizoi takim me ekipin e ekspertëve, të udhëhequr nga Mauricio Varaneze nga Bashkimi Evropian.

Kryetari i Komisionit, Emil Dimitriev, e vlerësoi takimin si kontinuitet i bashkëpunimit të deritanishëm, informoi për aktualitetet dhe ndryshimet e ardhshme në legjislacionin. 

Konstatimi i përbashkët i të pranishmëve është se Republika e Maqedonisë vonohet me implementimin e ligjeve që e rregullojnë sferën e shërbimeve për siguri. 

Para së gjithash kjo ka të bëjë me mosformimin e Këshillit të qytetarëve dhe mosangazhimin e ekspertëve në funksion të Komisionit për kontroll të shërbimeve.  Është zgjedhur një pjesë e anëtarëve të Këshillit të qytetarëve, e në lidhje me ekspertët, ende nuk është miratuar buxhet nga Kuvendi për të njëjtat. 

Mauricio Varaneze dha këshilla të dobishme për Komisionin për implementimin e plotë të ligjit, i cili në këtë moment nuk është zbatuar. 

Ekipi i ekspertëve i sugjeroi Komisionit që t'i kushtojë më shumë vëmendje edhe miratimit të ligjeve të reja për reforma në sektorin e sigurisë, meqë një pjesë e tyre mund të ndikojnë në cilësinë e mbikëqyrjes së shërbimeve. 

Click