Aktivitetet

E mërkurë, 2 maj 2018 

KËSHILLI NACIONAL PËR EUROINTEGRIME E SHQYRTOI RAPORTIN E KOMISIONIT EVROPIAN PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2018 

Në mbledhjen e dytë të Këshillit Nacional për Eurointegrime, të mbajtur më 27 prill 2018 u shqyrtua Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018. 

Në mbledhjen u ftua dhe ishte i pranishëm kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z. Zoran Zaev. Në mbledhjen u ftuan shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe ambasadorët e vendeve nga procesi i zgjerimit në Republikën e Maqedonisë, Komisioni për Çështje Evropiane, Komisioni për Politikë të Jashtme, Komiteti i Përzier Parlamentar RM-BE, nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend, përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Sekretariati për Çështje Evropiane, ministritë, organet shtetërore, universitetet, institutet dhe numër i madh i organizatave civile. 

Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018 para Këshillit Nacional për Eurointegrime e prezantoi z. Lukas Holub, shef i sektorit politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë. Nga ana e tij u dhanë këto rekomandime dhe sugjerime: edhe krahas progresit të evidentuar në Raportin, vendi duhet të vazhdojë me reformat; progresi nuk është vetëm i partisë në pushtet por edhe i pjesëmarrësve të opozitës në realizimin e reformave; Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të formohet në kohë, me mandat dhe resurse për realizimin e detyrave në mënyrë të paanshme, profesionale dhe transparente, si dhe ta rrisë mirëbesimin e qytetarëve në institucionin; Kuvendi duhet në mënyrë plotësuese të ndërtohet si forum për dialog politik konstruktiv, ta përmirësojë funksionin legjislativ me kufizime të miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar. Nevojitet mbikëqyrje funksionale e punës së Qeverisë dhe rritje të kapaciteteve për ndjekje të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. Në lidhje me shoqërinë civile duhet të përmirësohet korniza ligjore dhe politike për financimin dhe funksionimin; të garantohet profesionalizëm në administratën publike dhe respektim i principeve të transparencës, meritave dhe përfaqësimit të barabartë; përveç Prokurorisë publike speciale dhe institucioneve tjera në mënyrë shumë më aktive të zhvillojnë luftë kundër korrupsionit, si dhe të rritet pavarësia e trupave rregullatorë me ekspertë dhe buxhet të pavarur.  Pritet implementim më i mirë i zgjidhjeve ligjore dhe efikasitet më i mirë i zbatimit të ligjeve në luftë kundër korrupsionit dhe larjes së parave. Z. Hollub ngriti çështje e cila kërkon diskutim serioz dhe për të cilin ekziston interes nga qytetarët e BE-së, dhe propozoi në të ardhmen të debatohet edhe për kontributin e Republikës së Maqedonisë ndaj BE-së si vend i saj i ardhshëm-anëtar. U theksua se Këshilli Nacional për Eurointegrime është trupi adekuat i cili mund të ngrejë debate dhe të japë përgjigje për këtë temë veçanërisht të rëndësishme për qytetarët evropianë sepse shumë prej tyre do të votojnë në referendum për aderimin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë në BE. Në mbledhje ishte i pranishëm dhe fjalim mbajti SH.T. z. Ivan Velikov Petkov, ambasador i Republikës së Bulgarisë në Republikën e Maqedonisë, në cilësi të përfaqësuesit të vendit - kryesues aktual me Këshillin e BE-së. Ambasadori Petkov shprehu kënaqësi për raportet e Komisionit Evropian për vitin 2018 për vendet e Ballkanit Perëndimor me ç'rast vlerësoi se janë bazë për realizimin praktik të Kryesimit bullgar, për prioritetet për vendet e Ballkanit Perëndimor, me hapa konkrete për përshpejtimin e integrimit evropian. Ambasadori Petkov e përshëndeti rekomandimin e pakushtëzuar të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë dhe vlerësoi se ky sukses për shtetin do të jetë i pamundur pa përpjekjet e fuqishme të Qeverisë, Kuvendit dhe shoqërisë civile. U shpreh kënaqësi që Marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bulgarisë është cekur në Raportin e Komisionit Evropian. 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z.  Zoran Zaev në fillim të fjalimit të tij theksoi se marrja e rekomandimit të pastër për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim në BE është ngjarje për të cilin janë krenar të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, për Qeverinë, për Kuvendin, rekomandimi arriti si vërtetim për rezultatin e arritur dhe si motiv i fuqishëm për qëllimin e ardhshëm të vështirë por të arritshëm - vendim për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE, i Këshillit ministror në qershor të këtij vitit. Kryetari i Qeverisë konstatoi se Republika e Maqedonisë tani për dallim nga periudha ku gjendej para një viti, bashkë me vullnetin e shumicës së qytetarëve, qëndron pas përcaktimit të një shoqërie bashkëkohore për të gjithë. Kryetari i Qeverisë z. Zaev theksoi se qëllimi i Qeverisë është që në qershor të këtij viti Republika e Maqedonisë të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në dhe njëkohësisht lajmëroi në dy muajit e ardhshëm vazhdim më energjik i proceseve reformuese dhe politike. Në bazë të Raportit të Komisionit Evropian, janë përcaktuar proceset e ardhshme urgjente të reformës në Plan të ri për dinamikën reformuese deri në fund të vitit 2018, për të cilin janë informuar përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian. Kryetari i Qeverisë z. Zaev theksoi se në dhjetë muajit e kaluar vazhdimisht i ka bërë thirrje opozitës të jetë pjesë e politikës konstruktive të Qeverisë me ç'rast përkujtoi se pjesëmarrja aktive në institucionet dhe proceset politike krijon ambient për konflikt të argumenteve politike dhe përsosje të politikave që duhet të ndërmerren në dobi të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kryetari i Qeverisë thirri që të vazhdohet bashkë me opozitën dhe me mbështetjen e mendimit kritik të sektorit civil, të punohet bashkërisht dhe bashkë të miratohen vendimet për të gjitha interesat strategjike, civile, shtetërore dhe nacionale, përfshirë edhe sigurimin e konsensusit të gjerë civil dhe shtetëror në zgjidhjen e kontestit me Greqinë. 

Në fjalimin para Këshillit, z. Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, theksoi se Raporti është për punën gjashtëmbëdhjetë mujore dhe e përfshin punën e qeverisë së mëparshme dhe qeverisë aktuale. Theksoi se Raporti për herë të parë jep një krahasim me vendet e rajonit dhe mundësi për krahasim të punës së realizuar.  Megjithëse Maqedonia nuk ka hapur asnjë kapitull, ndërsa disa vende kanë hapur 30 kapituj, prapëseprapë Republika e Maqedonisë është e para në përmbushjen e pjesës ekonomike dhe e ndan vendin e parë/të dytë me Malin e Zi në pjesën politike.  Z.  Bujar Osmani e vlerësoi pozitivisht pjesëmarrjen e opozitës, si dhe në kuadër të Këshillit Nacional për Integrime Evropiane, me të cilin udhëheq deputeti nga opozita. Theksoi se eurointegrimet e Republikës së Maqedonisë janë projekt i cili e shpreh vullnetin absolut të qytetarëve, me mbi 80% mbështetje sipas anketave, por gjithashtu është si rezultat edhe i të gjitha partive politike, të cilat i janë përkushtuar procesit. 

Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime z. Nikolla Popovski theksoi se për të gjithë do të jetë më mirë nëse zbatohet standardet evropiane, dhe theksoi se vendi duhet të kalojë në zbatimin e ligjeve, e jo vetëm në harmonizimin e tyre me standardet evropiane, të jetë dialogu i hapur dhe inkluziv, e jo aq larg opinionit. Z. Popovski i rekomandoi Qeverisë të jetë e hapur për kritikë dhe të orientohet në pjesët kritike nga raporti që t'i përmirësojë pjesët të cilat janë cekur, si dhe të përmirësohet ekonomia. Sipas z. Popovski, në të kaluarën LSDM-ja si opozitë ka bërë obstruksione politike, por vendi ka përparuar ekonomikisht, tani ekziston situatë që VMRO-DPMNE-ja si opozitë të mos bëjë kurrfarë obstruksione ndërsa shteti të pësojë regres ekonomik.  Ajo që duhet të na bashkojë në Këshillin Nacional është interesi i qytetarëve për anëtarësim në BE dhe në atë drejtim Popovski konstatoi se Republika e Maqedonisë është kandidat me shumë përvojë.  Konstatoi se sinqeriteti është ajo që shteti e nxori si mësim në vitet e kaluara.  Popovski theksoi se suksesi nuk varet nga ajo se sa porosi të mira do të dërgohen në BE, por sa rezultate të mira do të jepen në fund të ditës. Sipas Popovskit, vendimi për fillimin e negociatave është politikisht dhe të gjitha vendet anëtare dhe tatimpaguesit e tyre duhet të jenë të bindur se negociatat me Republikën e Maqedonisë janë të mira për to ose së paku nuk janë të dëmshme. 

U potencua se duhet të merren parasysh të gjitha rekomandimet e deritanishme dhe të njëjtat të zbatohen, shteti të përkushtohet në zbatimin e ligjeve, të ekzistojë një dialog i vërtetë inkluziv dhe transparent në shtetin, jo larg syve të opinionit, si dhe gatishmëri për kritikë objektive. Kryetari i Këshillit z. Popovski theksoi se Komisioni Evropian, në mënyrë inteligjente jep rekomandim për fillimin e negociatave dhe paralajmëron se në periudhën e ardhshme do ta analizojë skriningun e kapitujve 23 dhe 24, i cili në ndonjë formë ishte i pranishëm edhe në Dialogun aderues të nivelit të lartë. 

Nënkryetari i Këshillit, znj. Ivana Tufegxhiq në diskutimin potencoi se ekziston konsensus ndërmjet faktorëve politikë për eurointegrimet e Republikës së Maqedonisë edhe në interes të qytetarëve.  Sipas Tufegxhiq, Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018 tregon se ekziston maturi në skenën politike në Republikën e Maqedonisë. U kërkua nga të gjithë faktorët shoqëror që të kenë përgjegjësi më të madhe në lidhje me atë që e flasin në hapësirën publike, me qëllim që bashkërisht të kontribuojnë në ndërtimin e një shteti më të suksesshëm dhe më të mirë. 

Në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointehrime me diskutime, sugjerime dhe rekomandime morën pjesë:  znj. Lidija Dimova drejtoreshë e Agjencisë Nacionale për Programe Evropiane dhe Mobilitet, z. Artan Grubi kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtar i Këshillit, z. Martin Millosheski nga Këshilli Nacional i të Rinjve të Maqedonisë, z. Naser Selmani nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe anëtar i Këshillit, znj. Tanja Karakamisheva profesoreshë në Fakultetin Juridik "Justinian i Parë" Shkup, znj. Mileva Gjurovska nga Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë dhe znj. Savka Todorovska përfaqësuese nga Platforma Civile e Maqedonisë. 

Click