Aktivitetet

E enjte, 14 nëntor 2019 

KITEV: TË KUFIZOHET SA MË SHUMË QË ËSHTË E MUNDSHME PËRHAPJA E LAJMEVE 

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, Betian Kitev, nga 13 deri 14 nëntor qëndron në Paris.  Gjatë qëndrimit ai merr pjesë në punën e Komisionit Monitorues të Këshillit të Evropës, si dhe në Konferencën me temë:  “Të drejtat e njeriut dhe demokracia në periudhën e digjitalizimit:  si të mbrohen të dhënat personale dhe si të t’u përgjigjemi online gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave?", të organizuar nga Delegacioni i Asamblesë nacionale të Republikës së Francës në Këshillin e Evropës. 

Puna në Konferencën u nda në tre tryeza pune: Të drejtat digjitale të qytetarëve, kufiri i ri për të drejtat e njeriut dhe veprimi i Këshillit të Evropës; Demokracitë evropiane duke u ballafaquar me lajmet e rrejshme - si t'i përgjigjemi kësaj sfide nga ana e Këshillit të Evropës dhe vendet anëtare; Lufta në internet kundër gjuhës së urrejtjes, sajber krimi dhe sajber terrorizmi. 

Kitev, mbajti fjalim në tryezën e dytë të punës. Në fjalimin e tij, ai fliste për sfidat me të cilat ballafaqohen shtetet lidhur me lajmet e rrejshme. Gjithashtu, Kitev tha se me zhvillimin e qasjes së lehtë në mediat digjitale, qasja në lajmet asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë dhe më e lirë.  Megjithatë, ai nënvizoi se, zhvillimi i tillë pozitiv ndiqet me një dukuri e pakëndshme të përhapjes së qëllimshme të lajmeve të rrejshme, si strategji komerciale ose me motive politike me qëllim për të manipuluar. 

Më tutje, Kitev tha se dezinformimi e prish aftësinë e qytetarëve për vendim të drejtë dhe e zvogëlon besimin e tyre në institucionet dhe në mediat digjitale dhe tradicionale.  Me këtë, vazhdoi ai, lajmet e rrejshme e kanë fuqinë për të krijuar realitet të rrejshëm gjë që paraqet kërcënim për sigurinë tonë.  Në fund të fjalimit të tij, Kitev, bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta, si përfaqësues të pushtetit legjislativ, që të kufizohet sa më shumë që mund përhapja e lajmeve të rrejshme. 

Në Komisionin Monitorues, pjesëmarrësit i shqyrtuan raportet e raportuesve për Turqinë, Shqipërinë dhe Armeninë. 

Në margjinat e Konferencës, Kitev u takua edhe me Zhan Bizet, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane të Senatit të Republikës së Francës. 

Në takimin, Kitev ceku përpjekjet dhe progresin që i ka bë vendi ynë në drejtim të fillimit të negociatave për anëtarësim, duke theksuar se për vendin tonë, nuk ka alternativë përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në BE.  Ai kërkoi nga nikoqiri që të angazhohet për ndryshim të vendimit të Makronit. 

Bizet, nga ana e tij, theksoi se edhe ato kanë qenë të befasuar nga vendimi i Makronit dhe aspak nuk e kupton. Në vazhdim të takimit, Bizet foli për motivet e mundshme për vendimin e tillë, ndër të cilat përmendi edhe modelin qarqeve koncentrike të BE-së, në qendër të të cilave do të jenë  19 anëtare që janë edhe në unionin monetar, ndërsa në qarqet tjera do të jenë edhe vendet tjera. Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim më të afërt ndërmjet Francës dhe Maqedonisë. 

Deputeti Kitev, në fund të takimit, tha se ne nuk jemi kundër modelit të ri të negociatave, por jemi vetëm për anëtarësim të plotë në BE. Nëse ky proces vazhdon të zvarritet edhe më tutje, ekziston rrezik i vërtetë i përforcimit të ndikimit të alternativave të tjera.

Click