Aktivitetet

E hënë, 23 shtator 2019 

KLUBI I DEPUTETEVE NË LUFTË KUNDËR GJUHËS SË URREJTJES 

Me rastin e javës së të drejtave të femrave dhe barazisë gjinore nga 22 deri 29 shtator, Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetje të USAID dhe Institutit Demokratik Nacional (NDI), sot mbajtën Konferencë Rajonale me temë:  Bashkëpunimi rajonal në avancimin e barazisë gjinore dhe në luftën kundër gjuhës së urrejtjes. 

Në Konferencë morën pjesë: Gjulumser Kasapi, kryetare e Klubit të deputetëve; Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve; Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit; Kris Henshou, drejtor i NDI-së; Daniella Dimitrievska, drejtoreshë ekzekutive e Lobit të femrave maqedonase; Françeska Binda, kryetare e Binda Konstallting; deputetja Snezhana Vançeva-Kalevska; deputetet mysafirë nga Podgorica, Beogradi, Tirana, Sarajeva dhe Prishtina; si dhe anëtarë dhe deputetë tjerë të Klubit. 

Në fjalimin hyrës, kryetarja Kasapi e theksoi rolin, angazhimin dhe arritjet e deritanishme të Klubit, i cili numëron 48 deputete nga parti të ndryshme politike dhe deputete të pavarura. 

Në fokus të Konferencës është gjuha e urrejtjes ndaj femrave në shoqërinë dhe femrave në politikë, për të cilën duhet të reagohet në këtë moment, dhe të shfrytëzohen të gjitha instrumentet që t'i vihet fund kësaj - theksoi Kasapi.  

Deputetja Rangellova bëri thirrje të flitet për femrat në një zë, për të gjitha femrat në përgjithësi, jo vetëm si femra politikane. Ajo theksoi se për shkak të distribuimit të pabarabartë të fuqisë, ende diskutohet për çështjen e femrës, prandaj është i rëndësishëm forcimi ekonomik i femrës dhe tejkalimi i stereotipizimit negativ të femrave në politikë.  

Sekretarja e përgjithshme Ivanova theksoi se kjo çështje nuk është aktuale vetëm te ne, por në gjithë botën, gjuha e urrejtjes nuk është vetëm shkelje e të drejtave të caktuara, kjo e cenon gjithë shoqërinë, të gjitha marrëdhëniet. Nëse shekulli paraprak ishte luftë për liri të shprehjes, ky shekull letë të jetë luftë kundër gjuhës së urrejtjes - bëri thirrje Ivanova. 

Duke ndarë përvoja dhe praktika nga vendet evropiane ku femrat janë bartëse të funksioneve të larta, Krist Henshou bëri thirrje që të mblidhemi dhe të bëjmë ndryshime në Ballkanin, ku na vijon një rrugë e gjatë. Njëkohësisht, dëshiroi që diskutimet e deritanishme në Konferencën të jenë të frytshme, por edhe të fuqishme.  

Konkluzionet nga Konferenca e deritanishme të jenë në dy drejtime: Drejtimi i parë është që të bëhet Revizion i legjislativit të deritanishëm, por edhe të shqyrtohen mundësitë për përforcimin e saj, ndërsa drejtimi i dytë është në lidhje me Implementimin e legjislativit dhe instrumenteve për respektimin e saj – apeloi deputetja Snezhana Vançeva-Kalevska. Ajo theksoi se është e domosdoshme të bëhet Strategji dhe viti 2020 të jetë viti i luftës gjithëpërfshirëse kundër gjuhës së urrejtjes së femrave në politikën.  

Gjuha e urrejtjes është mjet për sulm në shoqëri të qetë, ajo filloi këtu në Kuvend, u bart përmes medieve dhe duhet të përfundojë këtu me folësit – tha Daniella Dimitrievska. 

Françeska Binda apeloi se panel-diskutimet doemos duhet të jenë të barabartë, nuk janë diskutime të pranueshme ku është i pranishëm vetëm një popull. 

Në Konferencën rajonale në sesionin e pasdites panelistët kishin mundësi të debatojnë në dy panel-diskutimet: 

  1. Bashkëpunimi rajonal në sferën e avancimit të barazisë gjinore; 
  2. Lufta kundër gjuhës së urrejtjes kundër femrave në politikë.

Bashkëbiseduesit konstatuan megjithëse kemi kornizë juridike solide në shtet e cila e trajton çështjen e gjuhës së urrejtjes në pajtim me standardet e BE-së, ende jemi dëshmitarë se nuk është procesuar asnjë vendim i plotfuqishëm përveç një numri të vogël të kallëzimeve nga ana e organizatave joqeveritare, Ministria e Punëve të Brendshme dhe personave private. 

Klubi i deputeteve periudhën e kaluar dënoi gjuhën e urrejtjes ndaj femrave në politikën nga një bartës i funksionit politik, si dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale ndaj deputetes në partinë politike. 

Click