Aktivitetet

E premte, 27 korrik 2018 

KLUBI I DEPUTETEVE NE TAKIM ME LIDERET E RINJ NGA TAXHIKISTANI 

Klubi i deputeteve mbajti takim me delegacionin nga Taxhikistani, i përberë prej 15 liderëve të rinj-kampionë për çështje gjinore ne vendin e tyre. Takimi ishte me propozim të misionit të OSBE-së në Shkup, e në të ishin të pranishëm Gjulumser Kasapi, koordinatore; Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe anetare e Klubit; Ivana Tufegxhiq, koordinatore e Klubit të të rinjve; si dhe deputetet Liljana Kuzmanovska, Meri Llazarova dhe Liljana Zaturoska. 

Delegacionin e shoqëruan Xhef Bili, udhëheqës i Seksionit për çështje politike të OSBE-së dhe Dimitar Spasenoski. 

Ne takimin u diskutua për shkaqet për formimin e Klubit dhe misionin e tij, rolin e Klubit, përparësitë dhe mungesat e kuotave për gjininë me pak të përfaqësuar dhe stereotipat me të cilat ballafaqohen femrat ne politiken. 

Gjulumser Kasapi u përqendrua edhe në aktivitetet e organizuara dhe te realizuara me mbështetje të organizatave ndërkombëtare dhe e theksoi rendësin e mbështetjes së meshkujve për arritjen e qëllimeve për barazi gjinore. 

Ivana Tufegxhiq i njoftoi te pranishmit me procesin e përpilimit te Ligjit për të rinjtë me përfshirje të organizatave joqeveritare dhe brezat e rinj të partive politike, si dhe me gjendjet për disa çështje aktuale, siç janë garancia e te rinjve, largimi i intelektualëve dhe aktivizmi i të rinjve, njëkohësisht e theksoi edhe rolin e lëvizjes studentore në vend. 

Liderët e rinj nga Taxhikistani e prezantuan projektin të cilin OSBE-ja e realizon me vendin e tyre për forcimin e të drejtave të femrave, përmes te cilit janë ndërtuar rrjete të femrave, rrjet të të rinjve dhe rrjet te meshkujve që mbështesin femra, e që realizohen trajnime për të qenët mentor me participim të përfaqësuesve nga partitë politike dhe nga sektori joqeveritar. 

Ato theksuan se edhe krahas numrit të vogël të parlamentareve në parlamentin e tyre, është formuar Aleanca e femrave parlamentare dhe punojnë në ndryshimet e ligjeve në drejtim të arritjes së barazisë më të madhe gjinore.

Qëllimi i tyre është të kenë femra në ëe gjitha pozitat dhe nivelet e shoqërisë. Ato treguan interes të veçantë për masat të cilat Maqedonia i ndërmerr në luftë kundër dhunës familjare. 

Liljana Kuzmanovska e përshëndeti entuziazmin të këto të rinj dhe u porositi së është me rendësi të punojnë në ndryshimin e konceptit dhe vetëdijes për çështjet gjinore. 

Daniella Rangellova e theksoi rendësin për veprimin kolektiv për arritje të qëllimeve të përcaktuara dhe me to e ndau iniciativën për 50% femra në listën e kandidateve. 

Meri Llazarova i informoi për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj femrave dhe dhunës në shtëpi. 

Liljana Zatursoska i inkurajoi lideret e rinj ne veprimin e tyre, duke potencuar se rruga deri ne arritjen e qellimit eshte me gjemba dhe u rekomandoi te gjejne menyre per t'i realizuar qellimet e tyre te percaktuara. 

Ne fund te takimit, Kasapi shprehu falenderim per viziten dhe per interesin e treguar per punen e Klubit dhe gatishmerine per bashkepunim ne te ardhmen edhe ne nivel parlamentar. 

Click