Aktivitetet

E hënë, 22 prill 2019

KODI ETIK DO TË THOTË PËRGJEGJËSI PËR DEPUTETËT NË KUVEND DHE JASHTË TIJ

Në organizim të Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u mbajt trajnim për "Masat për promovim të Kodit Etik dhe ngritje të vetëdijes për përmbajtjen e tij.

Kuvendi në vitin 2018 miratoi Kod etik për deputetët, ndërsa në shkurt të këtij viti u bënë ndryshime dhe plotësime të caktuara me rekomandim të Këshillit të Evropës, më saktësisht sipas rekomandimeve të GREKO. Me këtë Parlamenti ynë hyri në një grup më të vogël të shteteve evropiane që kanë miratuar Kod të tillë.

Moderator i evenimentit ishte Pavle Bogoevski, kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, i cili dha hyrje në Kodin, duke e prezantuar si dokument të parë i cili parasheh përgjegjësi për deputetët, jo vetëm në bankat parlamentare, por edhe jashtë tyre.  Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që ta plotësojnë fletëparaqitjen për qasje në Kodin, duke pasur parasysh atë që deri tani e kanë nënshkruar vetëm 59.

Fjalimin përshëndetës, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e filloi me mendimin e Albert Ajnshtajnit i cili duhet të jetë pikënisje e çdo individi – se vetëm aspekti etik, përkatësisht moral, e bën jetën tonë të mirë dhe të denjë. “Që të jetë dhoma legjislative funksionale, e para së gjithash në dobi të qytetarit si individ dhe shoqërisë në tërësi, nevojitet vendosje e normave, standardeve dhe rregullave etike të cilat do të bëhen përditshmëri e jona, pa marrë parasysh se a jemi në pushtet ose në opozitë.  Ato do të jenë vlera me të cilat do ta arsyetojmë besimin që e kemi marrë nga qytetarët", tha Xhaferi.

Fjalim para të pranishmëve mbajti edhe ambasadori francez Kristijan Timonie, i cili theksoi nevojën për kod të fortë dhe të qëndrueshëm etik. Nëse punojmë në deontologjinë, tha ai, atëherë punojmë në përforcimin e besimit të qytetarëve.

Trajnimi i sot;m, prof. dr. Ana Pavllovska-Daneva, shefe e Delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në GREKO, e vlerësoi si eveniment i cili shënon një hap para në rekomandimet e GREKO.

Vlerësim për Kodin dha Ferdinand Mellan-Sukramanian, ekspert në sferën e kodeve për deputetët dhe personat e emëruar, ish-deontolog, përkatësisht ekspert i etikës në Kuvendin Nacional të Republikës së Francës. Kodin etik të Kuvendit tonë e vlerësoi si i shkurtër me përmbajtje klasike, me numër të vogël të rregullave, i përshtatur me rrethanat, por më e rëndësishme është që është miratuar dhe kjo është në dobi jo vetëm të deputetëve aktualë, por edhe për deputetët e ardhshëm dhe në përgjithësi për shtetin. Ai paralajmëroi se përvetësimi kulturologjik i atyre parimeve, kërkon kohë dhe durim, ndërsa nga ana tjetër qytetarët presin rezultate të shpejta.

Kodi i përmban parimet etike themelore, objektivitetin, transparencën dhe përgjegjësinë, respektimin e ndërsjellë dhe respektimin e integritetit personal të tjerëve, rregullat e sjelljes, konfliktin e interesave, ndalimin e korrupsionit, ndalimin e pranimit të dhuratave, disiplinën buxhetore dhe financiare, përkatësisht ndaj mjeteve dhe masave për shkelje të Kodit.

Qëllimi është ruajtja dhe afirmimi i dinjitetit të Kuvendit dhe i deputetëve, ruajtja e besimit të qytetarëve dhe transparencës në vlerat themelore dhe integriteti i funksionit deputet si individ dhe i Kuvendit si organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit legjislativ.  

Click