Aktivitetet

E premte, 24 nëntor 2017, Gjenevë

Komisionet e Kuvendit në debatin e ekspertëve në Gjenevë

Prej 21 deri më 23 nëntor deputetët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Kontroll në Punën e DSK-së dhe AZ-së dhe Komisionit për Mbikëqyrje në Ndjekjen e Komunikimeve dhe drejtorët e institucioneve të sigurisë dhe zbulimit të Republikës së Maqedonisë, në Gjenevë, morën pjesë në debatin e ekspertëve për reformën e bashkësisë së zbulimit dhe përforcimin e mbikëqyrjes parlamentare.

Ngjarja u organizua nga DCAF-i, kurse u mbështet nga Qeveria e Zvicrës.

Në frymën e bashkëpunimit strategjik ndërmjet DCAF-it dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është hartuar dhe pranuar Plani Aksional me aktivitetet për ndihmën e ekspertëve të trupave të punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Click