Aktivitetet

E hënë, 26 nëntor 2018 

KOMISIONET E KUVENDIT NË TRAJNIM PËR IMPLEMENTIMIN E KONVENTËS PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE NË MAQEDONI 

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport dhe Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë morën pjesë në trajnim dyditor në Strugë, me temë "Implementimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni", në organizim të ambasadës së parë të fëmijëve në botë, Megjashi. 

Në trajnim morën pjesë kryetarja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport, Zhaklina Llazarevska, si dhe anëtarët dhe zëvendësanëtarët e të dy komisioneve: Çedomir Sazdovski, Vesna Damçevska-Ilievska, Lidija Tasevska, Sllagjana Mitovska, Zhaklina Peshevska, Teuta Bilali dhe Tatijana Lallçevska. 

Gjatë trajnimit, përveç përfaqësuesve të Ambasadës së parë të fëmijëve Megjashi, fjalim mbajtën edhe përfaqësuesit e Forumit arsimor rinor dhe organizatës SEGA. 

Prezantimet ngërthyen çështjen e avancimit të të drejtave të fëmijëve, përmes implementimit të Konventës për të drejtat e fëmijëve. Gjithashtu, u punua në plan veprimet e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport dhe Komisionit për Politikë Sociale, në të cilat u futën ide dhe mendime për ndryshim të disa zgjidhjeve ligjore me të cilat do të avancohen të drejtat e fëmijëve. 

Click