Aktivitetet

E hënë, 23 korrik 2018

KOMISIONI I PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT NË VIZITË NË SHPN IDRIZOVË 

Grupi i punës i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit realizoi vizitë në SHPN Idrizovë, Shkup. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi me gjendjen në të cilët gjendet SHPN Idrizovë, Shkup, dhe përmirësimi i saj. Në këtë institucion përmirësues-ndëshkimor momentalisht janë vendosur 1000 persona të dënuar, të sistemuara në njësi adekuate të Burgut. 

Fadil Zendeli, kryetar i Komisionit, Mirsada Emini-Asani, Trajço Dimkov, Panço Minov, Irena Stefoska, Maja Moraçanin dhe Sllagjana Mitovska, bashkë me përfaqësuesin e NDI-së, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i RM-së, si dhe Margarita Caca Nikollovska, ish-gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ishin në grupin për vizitë, realizuan takime me u.d. drejtorin Bobi Mojsoski, me strukturën udhëheqëse të Burgut, me drejtorin e Drejtorin e Drejtorisë për Zbatim të Sanksioneve, Jovica Stojanoviq. 

Kompetentët dhanë një pasqyrë e qëndrimit dhe trajtimit ndaj të burgosurve, prezantuan përkushtimin e SHPN Idrizovë, ekipimin kadrovik, vështirësitë me të cilat ballafaqohet shërbimi, si dhe shpenzimet e financiare dhe shpenzimet buxhetore. 

Anëtarët e Grupit punues u interesuan për problemet me të cilat ballafaqohen të burgosurit, për pozitën e të dënuarve në lidhje me: akomodimin, procesin e rregullt arsimor, mbrojtjen shëndetësore, higjienën personale dhe ushqimin. Ato biseduan me të dënuarit në qelitë e njësive të burgut në burgun e meshkujve dhe femrave, ndërsa vizituan edhe birucat. Të dënuarit u ankuan për mbrojtjen joadekuate shëndetësore, karakterin e kufizuar të kontakteve me botën e jashtme, si dhe për cilësinë e keqe dhe sasinë e pamjaftueshme e ushqimit. 

Grupi i punës dhe ekipi udhëheqës i Burgut, bashkërisht e konstatuan nevojën për respektim të standardeve ndërkombëtare në lidhje me të drejtat e njeriut, nevojën për avancim plotësues të kushteve në burg, si dhe nevojën për angazhim të zmadhuar për mbështetje për ndërtim të kapaciteteve të institucionit, rritje të buxhetit të Burgut, me ç'rast u potencua se në atë drejtim do të ofrohet mbështetje e plotë. Gjithmonë ka mundësi të re për përmirësimin e qëndrimit dhe trajtimit ndaj personave të burgosur. 

Grupi i punës në periudhën e ardhshme do ta vizitojë edhe IPN Burgu Shkup-Shkup, ku pritet takim dhe bisedë me personat e arrestuar në njësinë e paraburgimit në burgun, Burgu - Ohër IPSH dhe Burgu Shtip IPSH. Pas përfundimit të vizitave në institucionet e cekura përmirësues-ndëshkuese, Grupi i punës do të përpilojë raport të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit për gjendjet në burgjet në Republikën e Maqedonisë.   

Click