Aktivitetet

E mërkurë, 20 qershor 2018

KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE DHA DRITË TË GJELBËR PËR MAQEDONI EUROATLANTIKE 

Komisioni për Çështje Evropiane dje e shqyrtoi dhe me 10 vota "për", pa asnjë votë "kundër" dhe një "i përmbajtur", i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratoje Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes finale për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  817 (1993) dhe 845 ( 1993), për shfuqizimin e Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve.

Ministria e Punëve të Jashtme, z. Nikolla Dimitrov, në ekspozenë e tij para anëtarëve të pranishëm të Komisionit dhe numrit të madh të deputetëve tjerë, vlerësoi se Marrëveshja e arritur do të thotë se Maqedonia shkon përpara, në mënyrë të vendosur dhe të paluhatshme drejt ardhmërisë. Informoi hollësisht dhe saktësisht për të gjitha aspektet e Marrëveshjes, për procesin e negociatave me ç'rast theksoi se "i flijuam mitet për të fituar një realitet". I bëri thirrje edhe opozitës, duke cituar ekstrakte nga hyrja e raportit të Karnegies për Luftërat ballkanike dhe theksoi: "Në fakt nuk ka shpëtim, nuk ka dalje as për shtetet e vogla, as për shtetet e mëdha, përveç të bashkuar dhe të pajtuar".

Kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, para anëtarëve të Komisionit, theksoi se kjo Marrëveshje është një garant për të ardhmen e fëmijëve të tij, si dhe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve në vendin tonë. Shprehu kënaqësi të madhe që i përket kësaj gjenerate politikanësh që kanë mundësi historike të japin ndihmesë për amanetin për gjeneratat e ardhshme.

"Vetëm jeta, e jetuar për të tjerët, është e vlefshme për ta jetuar", tha Grubi, duke menduar për përfitimet që i sjell Marrëveshja e arritur për të gjithë qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme të shtetit tonë.

Në debatin morën pjesë edhe deputetët: Petar Atanasov, Juliana Nikollova dhe Samka Ibraimovski.

Në fjalimet e deputetëve ishte e pranishme bindja dhe siguria në rregullsinë e vendimit të tillë dhe Marrëveshjen e arritur me Greqinë, e cila tashmë është në procedurë ratifikimi në Kuvend. Vlerësuan se Marrëveshja shënon garantim të shtetësisë, të përkatësisë sonë, gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas. U theksua se me Marrëveshjen fituam një aleat me të cilin do të trasojmë rrugë për partneritet të përbashkët, duke menduar për Republikën e Greqisë. Erdhën në përfundim se me këtë do të mënjanohet edhe pengesa e fundit për t'u bërë anëtare e NATO-s dhe për të filluar negociatat me BE-në.

Komisioni për Çështje Evropian u ndoq edhe nga ana përfaqësuesve të shumtë të komunitetit ndërkombëtar në Republikën e Maqedonisë si mbështetje në përpjekjet të cilat vendi ynë i bën për proceset eurointegruese. 

Click