Aktivitetet

E premte, 12 tetor 2018 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i miratoi amendamentet e Propozim-ligjit për falje të kamatave për pagesë të borxheve 

Komisioni për Financim dhe Buxhet njëzëri i pranoi amendamentet e propozim-ligjit për faljen e kamatave për arkëtim të borxheve që dalin nga shërbimet e kryerësve të veprimtarive komunale, telefonisë, operatorëve celularë dhe kabllovikë, mirëmbajtjes së lokaleve të përbashkëta, ujitjes dhe kullimit të tokës bujqësore. Amendamentet dolën nga debati publik. 

Me amendamentin e miratuar përfshirja për faljen e kamatave për arkëtim të borxheve dhe për taksë radiodifuzive. Të drejtë të faljes së kamatës realizon çdo person fizik-debitor i cili do të kryejë arkëtim të borxhit kryesor dhe shpenzimeve, shpenzimeve gjyqësore, noteriale dhe shpenzimeve të zbatimit të procedurës në afat prej 12 muajsh nga miratimi i vendimit. 

Shuma e shpërblimit dhe kompensimit të shpenzimeve përmbaruese dhe të procesit për punën e përmbaruesve dhe avokatëve, për lëndë që dalin nga shërbimet, nuk mund të tejkalojë 20% nga shpenzimet e tyre të paralajmëruara dhe të përcaktuara. Ligji do të hyjë në fuqi ditën e tetë nga dita e botimit në "Gazetën zyrtare" të Republikës së Maqedonisë. 

Në komision u theksua se ky ligj e tregon demokracinë parlamentare dhe bashkëpunimin ndërmjet deputetëve. Me Ligjin, i cili është propozuar nga deputetët e grupeve parlamentare, rregullohen kushtet, mënyra dhe procedura për falje të kamatave për arkëtim të borxheve. 

Lënda e këtij ligji është falja e kamatëvonesës dhe kamatës ndëshkimore e cila ka të bëjë me borxhin kryesor dhe shpenzimet e procedurës dhe e njëjta i nënshtrohet faljes nga momenti i paraqitjes së padisë për arkëtim të borxhit (arkëtim të detyrueshëm) para gjykatës kompetente deri në pagesën finale të kërkesës në para përfshirë edhe shpenzimet e procedurës nga ana e debitorit. 

Click