Aktivitetet

E enjte, 5 korrik 2018 

KOMISIONI PËR KULTURË NË VIZITË NË MUZEUN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE 

Në kuadër të aktiviteteve për vizitë në institucionet nga sfera e kulturës, Komisioni për Kulturë, në përbërje me Irena Stefoska, Nikica Korubin, Mirsada Emini-Asani dhe Vesna Damçevska-Ilievska dje realizoi vizitë pune në Muzeun e alfabetit të gjuhës shqipe dhe ISH Enti dhe muzeu - Manastir. 

Drejtori i Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe, z. Nuer Arsllani, i njoftoi të pranishmit me punën e këtij institucioni, i cili është themeluar me vendim të Qeverisë në vitin 2009, me qëllim mbrojtjen, hulumtimin, studimin profesional dhe shkencor të sendeve të muzeut të rëndësishme për alfabetin e gjuhës shqipe. 

Muzeu disponon me hapësirë për ekspozitë ku janë ekspozuar artefakte të muzeut, sende etnologjike dhe fotografi, si dhe dhomë përkujtimore e Komisionit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe ku janë paraqitur 11 anëtarët e Komisionit. Çdo vit më 22 nëntor në hapësirat e Muzeut mbahet akademi solemne me rastin e Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe. Z. Arsllani informoi se Muzeu disponon me klasë e cila është e pajisur me pajisje adekuate ku realizohet program arsimor për fëmijë nga klasa e 5-të deri në klasën e 9-të. 

Gjatë vizitës së ISH Enti dhe muzeu - Manastir, u.d. drejtoresha Meri Stojanova theksoi se ky institucion nacional është përgjegjës për më shumë objekte, dhe atë:  objekti Kazerma e vjetër, lokaliteti antik Heraklea, Galeria artistike Jeni xhamia, Shtëpia përkujtimore Goce Gellçev, Shtëpia përkujtimore Stiv Naumov, Muzeu përkujtimor i Tatarçevit në Resnjë, Muzeu memorial në f. Smilevë dhe Qendra kulturore Magaza. 

Përveç veprimtarisë së mbrojtjes kryesore dhe veprimtarisë së muzeut, Muzeu në Manastir realizon më shumë aktivitete, projekte dhe ekspozita, ndër të cilat punëtori me fëmijë, punëtori me persona me nevoja të veçanta, ndërsa ka bërë edhe një botim taktil për mozaikët në Herakle në kuadër të projektit "Ne në muze". Duke pasur parasysh vëllimin e punës së Entit dhe muzeut - Manastir, drejtoresha Stojanova theksoi se ky institucion nacional ka nevojë për punësime të reja, para së gjithash për kuadër profesional. 

Click