Aktivitetet

E premte, 7 shkurt 2018 

KOMISIONI PËR KULTURË NË VIZITË NË MUZEUN E ARTIT BASHKËKOHOR 

Anëtarët e Grupit punues të Komisionit për Kulturë Irena Stefoska, Nikica Korubin, Maja Moraçanin dhe Enes Ibrahim sot realizuan vizitë pune në Muzeun e artit bashkëkohor, me ç'rast mbajtën takim me Mira Gaqina, drejtoreshë e Muzeut, Zoran Petrovski, këshilltar-kurator dhe Anzhelina Apsis Apçevska, këshilltare në Qytetin e Shkupit. 

Grupi punues i Komisionit për Kulturë është formuar me qëllim që t'i vizitojë institucionet nga sfera e kulturës në Republikën e Maqedonisë dhe përmirësim të gjendjeve në sektorin e kulturës në vendin tonë. 

Në takimin u diskutua për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet Muzeu i artit bashkëkohor, me ç'rast nga ana e udhëheqësisë së Muzeut u theksua se vetë objekti ka nevojë për sanim dhe mirëmbajtje të rregullt, si dhe për përmirësim të kushteve për ruajte të veprave artistike me vlerë të shkëlqyeshme.  Rrethina e Muzeut nuk është rregulluar mjaftueshëm dhe ka nevojë për revitalizim dhe vënie në funksion të Muzeut me mjedis më të gjerë kulturor, përfshirë edhe Kalanë e Shkupit. 

Nga ana e anëtarëve të Komisionit për Kulturë u theksua gatishmëri për bashkëpunim me Muzeun e artit bashkëkohor, në pajtim me kompetencat e veta, në drejtim të detektimit të problemeve konkrete dhe kompetencës së secilit prej institucioneve të përfshirë. 

Të pranishmit bashkërisht konkluduan se nevojitet ngritje të vetëdijes për rëndësinë dhe vlerën e Muzeut të artit bashkëkohor si një prej simboleve më të rëndësishme të përtëritjes së Shkupit pas tërmetit, si dhe zhvillim i autonomisë më të madhe të Muzeut në krijimin e politikave të veta. 

Click