Aktivitetet

E enjte, 28 qershor 2018 

KOMISIONI PËR KULTURË: VAZHDIMI I DEBATIT MBIKËQYRËS PËR MENAXHIM ME RAJONIN E OHRIT  

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot e mbajti vazhdimin e dytë të debatit mbikëqyrës për Ligjin për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit dhe rregullativën e përafërt, në kontekst të Konventës së UNESKO-s. 

Në debatin mbikëqyrës në cilësi të dëshmitarëve morën pjesë: Zoran Nogaçeski, kryetar i komunës së Debarcës; Fejzulla Spahija, drejtor i Inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor; Boris Tunxhev, drejtor i Agjencisë së kadastrës së patundshmërive; Dimitri Gollaboski nga OJQ-ja Akva - Strugë; Ana Çolloviq - Leshoska nga OJQ-ja Ekosvest dhe Trajçe Talevski nga OJQ-ja Ohër SOS. 

Pjesëmarrësit e ftuar i dhanë dëshmitë e tyre para anëtarëve të Komisionit për Kulturë dhe u përgjigjën në pyetjet e parashtruara nga ana e deputetëve. 

Në bazë të informatave, mendimeve dhe dokumenteve të marrë nga dëshmitarët, Komisioni për Kulturë do të sjellë konkluzione, pas të cilave pritet të veprojnë institucionet kompetente përkatëse. 

Click