Aktivitetet

E mërkurë, 15 gusht 2018 

KOMISIONI PËR MBROJTJE DHE SIGURI E VIZITOI POLIGONIN E ARMATËS "KRIVOLLAK" 

Në kuadër të kompetencave të tyre, nënkryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri Ilija Nikollovski dhe deputeti Çedomir Sazdovski, sot morën pjesë në Ditën e hapur për media në lokalitetin Xhidimirci në poligonin e Armatës "Krivollak". 

Në evenimentin ishin të pranishëm përfaqësues të korit diplomatik ushtarak nga vendi dhe jashtë vendit, deputetë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, nga pushteti lokal në Negotinë dhe Kavadar si dhe nga mediat. 

Zëvendësambasadori dhe shefi i misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mikella Shvajcer-Bllum shprehu fjalë lavdërimi për shkathtësitë e treguara ushtarake, për të cilat, theksoi se i shfrytëzojnë dukshëm standardet dhe procedurat e NATO-s dhe theksoi se gjithë atë që e bën Republika e Maqedonisë është vlerësuar lart nga Aleanca e NATO-s. Theksoi se përmes partneritetit shumëvjeçar të Republikës së Maqedonisë me NATO-n, është arritur progres i konsiderueshëm në reformat ushtarake dhe në ndërveprimin ushtarak me aleatët dhe u ofroi mbështetje praktike autoriteteve ushtarake në procesin e aderimit. 

Sipas zëvendësambasadores amerikane, mekanizmi i NATO-s mund të sigurojë më së miri stabilitet dhe si rrjedhojë e këtij stabiliteti dhe siguria lind prosperiteti, ndërsa prosperiteti e garanton zhvillimin. Republika e Maqedonisë do të jetë anëtare e NATO-s, e këtë e mbështet SHBA-ja. 

Ministria e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska përkujtoi se Republika e Maqedonisë nga çasti i pavarësisë së saj ka paguar çmim të madh për konfliktet dhe luftërat e shumta në fqinjësinë tonë. Anëtarësimi në NATO do të jetë mundësi për t'i dhënë fund kësaj frike.  Punohet në atë që gjithë Ballkani të jetë një rajon stabil, e para së gjithash shteti ynë dhe qytetarët të jenë të sigurt. Kjo nuk mund të arrihet pa pasur siguri dhe stabilitet dhe ekonomi prosperitare. Andaj pritet që qytetarët e Maqedonisë me shumicë të konsiderueshme ta mbështesin anëtarësimin tonë në NATO dhe BE. 

Ajo gjithashtu theksoi se Maqedonia nuk pret të bëhet vetëm anëtare e NATO-s dhe t'i shfrytëzojë përfitimet e anëtarësimit, por ajo është shtet i cili ka se çfarë t'u ofrojë aleatëve, ndërsa poligoni ushtarak "Krivollak" është shembull tipik për këtë. 

Komandanti i forcave multinacionale të sigurisë në Kosovën lindore, koloneli Nik Duçiq theksoi se poligoni në Republikën e Maqedonisë është tre orë larg me automjet nga Kosova. Sipas tij, distanca e afërt e "Krivollakut" me Kosovën do t'u mundësojë ushtarëve të kthehen shpejt në vendet e tyre të punës, nëse shpallet gjendje e jashtëzakonshme.  

Trajnim të forcave tokësore amerikane në "Krivollak" do të ketë nga 1 deri 20 gusht 2018. Në këto 20 ditë në "Krivollak" trajnim do të realizojnë njësitë e forcave tokësore të SHBA-së për Evropën, përkatësisht nga skuadroni i 3-të, regjimenti i 61-të i kalorësisë, brigada 1, divizioni i 4-të i këmbësorisë (regjimenti 3-61 i kalorësisë) nga Fort Karson, Kolorado dhe batalioni i 3-të, regjimenti i 126-të i aviacionit, nga Garda Kombëtare a Armatës e stacionuar në Boston dhe Maseçusets. 

Click