Aktivitetet

E enjte, 12 korrik 2018, Bruksel  

KONFERENCA INTERPARLAMENTARE ME TEMË: "MENAXHIMI I MIRË ME FONDET E BE: FUNKSIONI KONTROLLUES DHE MBIKËQYRËS I PARLAMENTIT NË SHPENZIMIN E MJETEVE BUXHETORE" 

Në organizim të Parlamentit Evropian nga 11 deri 12 korrik 2018 në Bruksel, mbahet Konferenca interparlamentare me temë: "Menaxhimi i mirë me fondet e BE-së: funksioni kontrollues dhe mbikëqyrës i parlamentit në shpenzimin e mjeteve buxhetore".

Në konferencë merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe atë kryetarja e Komisionit për Financim dhe Buxhet Liljana Kuzmanovska, nënkryetari i Kuvendit Vesel Memedi, deputeti Pançe Ivanov, anëtar i Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe deputetja Shpresa Hadri, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane. 

Konferencën interparlamentare e hapi Inge Graesle, deputet në Parlamentin Evropian dhe kryetar i Komisionit për Kontroll Buxhetor. 

Në Konferencën u diskutua për punën e Komisionit për Financim dhe Buxhet, për mekanizmat për kontroll dhe mbikëqyrje të shpenzimeve të mjeteve publike, kontroll të shpenzimit të mjeteve nga fondet IPA, për mekanizmat që i shfrytëzon Parlamenti Evropian për kontroll të buxhetit të Parlamentit Evropian, por edhe të buxheteve nacionale. Gjithashtu, u këmbyen mendime për bashkëpunimin tejkufitar ndërmjet vendeve, për bashkëpunimin e Parlamentit Evropian me Gjykatën evropiane të revizorëve, etj. 

Në diskutimin u inkuadrua nënkryetari Memedi i cili e theksoi rëndësinë e rolit mbikëqyrës dhe kontrollues të Parlamentit mbi shpenzimin e mjeteve nga buxheti nacional dhe nga fondet IPA. 

Ai theksoi se nevojitet të gjenden mekanizma përkatëse të cilat do të mundësojnë që parlamentet ta kryejnë realisht funksionin kontrollues, e me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve gjatë shfrytëzimit të mjeteve buxhetore nga fondet e BE-së. 

Click