Aktivitetet

E hënë, 26 shkurt 2018

Konferencë Interparlamentare – Fuqia e portofolit: Autorizimet dhe procedurat buxhetore të Parlamentit Evropian

Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbahet Konferencë Interparlamentare me temën: Fuqia e portofolit: Autorizimet dhe procedurat buxhetore të Parlamentit Evropian.

Konferenca është e organizuar nga Grupi për Mbështetjen e Demokracisë dhe Koordinimin e Zgjedhjeve (DEG) në bashkëpunim me Komitetin për Punë të Jashtme (AFET) dhe Komitetin Buxhetor (BUDG), bashkë me deputetët e vendeve kandidate dhe të Parlamentit Evropian.

Kryesues i Konferencës është deputeti dhe anëtari i Komisionit për Financim dhe Buxhet, z. Pançe Ivanov, i cili në fillim e bëri të ditur se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për herë të dytë organizon Konferencë Interparlamentare me Parlamentin Evropian, pas asaj në vitin 2013. 

Fjalime hyrëse në Konferencës kishin Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi dhe eurodeputeti z. Igor Sholtes, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme. Gjatë kësaj, Kryetari Xhaferi ka shprehur besim se kjo Konferencë do të kontribuojë në drejtim të fuqizimit të mëtejmë të kapacitetit demokratik dhe parlamentar të Kuvendit, ndërkaq me atë tërthorazi edhe në proceset demokratike në shoqërinë dhe vendin.

Eurodeputetët dhe anëtarët e Komitetit Buxhetor, z. Xhon Houvart dhe z. Jan Olbriht, diskutuan për Buxhetin e BE-së dhe rolin e Parlamentit Evropian në miratimin e të njëjtit, si dhe për kornizën shumëvjeçare financiare: prej vitit 2014-2020 deri në KVF të ardhshme.

Me këtë rast, u theksua se planet afatgjata financiare, përkatësisht Korniza Shumëvjeçare Financiare duhet të sigurojë bazë stabile për zbatimin e programeve nga e njëjta në periudhë prej së paku pesë vite, ndërkaq korniza aktuale është për periudhën 2014-2020. Buxheti i BE-së edhe më tutje është vetëm pjesë e vogël e shpenzimeve të përgjithshme publike në BE, përkatësisht është më pak se 1% të të hyrave të BE-së dhe vetëm rreth 2% të shpenzimeve publike të BE-së. Ky kontribut është reduktuar me kalimin e kohës, me çka rritet presioni mbi buxhetin e BE-së të jetë më efikas. Këtë vit, buxheti i BE-së është caktuar në shumë prej 160,1 miliard euro në obligime dhe 144,7 miliard euro në mjete për pagim.

Bashkimi Evropian, pas “Bregzit” ballafaqohet me sfida të reja, ndër të cilat edhe shpërndarja e mjeteve dhe nevoja për ndryshimin e strukturës së shpërndarjes së tyre, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes dhe sigurisë. Me bashkimin e mjeteve në nivel evropian, vendet anëtare mund të arrijnë më shumë se sa ndarazi. Kështu, 80% e buxhetit të BE-së financohet nga kontributet nacionale në bazë të TVSH-së dhe BAJ, në atë mënyrë nxit që vendet anëtare të fokusohen në atë sa japin, ndërkaq sa fitojnë nga i njëjti.

Në diskutimin e pasdites edhe një eurodeputet dhe anëtar i Komitetit Buxhetor, z. Andre Elisen, diskutoi për mbikëqyrjen e realizimit të buxhetit nga ana e eurodeputetëve. Gjatë kësaj, ai theksoi se bëhet revizion dhe në periudhën prej vitit 1994 deri 2015 nuk është miratuar asnjë raport, derisa nga viti 2016 ka miratime të kufizuara.

Në vazhdim eurodeputeti z. Angell Xhambazki, i cili është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, u fokusuar në mbikëqyrjen e zbatimit të instrumenteve për financim të jashtëm. I informoi se gjithsej janë nëntë instrumente të jashtme, por prej tyre vetëm pesë janë nën mbikëqyrje të AFET, prej të cilat u përqendrua në IPA si instrumenti më interesant për vendin tonë.

Nga fundi i Konferencës u bisedua për zyrat e specializuara buxhetore në parlamentet nacionale si mënyrë e sigurimit të ekspertizës për deputetët. Përvojat i ndanë znj. Deniz O’Konell, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Buxhet në Parlamentin e Irlandës; dr. Fridrih Zinderman, ekspert i lartë i Zyrës për Buxhet në Parlamentin e Austrisë dhe z. Emill Atanasovski, drejtor për Ballkanin Perëndimor nga Vestminister Fondacioni për Demokraci, i cili aludoi në nevojën për instalimin e këtyre zyrave në më shumë parlamente nacionale të rajonit.

Click