Aktivitetet

E diel, 30 shtator 2018

KONFERENCË PËR SHTYP E KRYETARIT XHAFERI

Të nderuar qytetarë, 
të nderuar përfaqësues të medieve, 

Me lejoni që të shfrytëzoj këtë rast, të përgëzoj të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë   për këtë ditë feste, ditë në të cilën qytetarët dhe institucionet realizuan një ditë votimi,  pa asnjë incident dhe në një proces votues të qetë dhe demokratik. 

Me këtë, qytetarët dëshmuan se i përkasin nivelet të kulturës politike të vendeve të zhvilluara demokratike, por ajo që është më e rëndësishmja, i përkasin familjes së madhe evropiane. Përgëzoj edhe institucionet e vendit për një proces të qetë zgjedhorë dhe pa asnjë parregullsi serioze të paraqitur. 

Qytetarët sot i vendosën themelet e Maqedonisë së ardhme, vota e sovranit është ajo që vendos ardhmërinë e këtij vendi. 

Shpresojmë se verdikti i sovranit është në drejtim të një ardhmërie më të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, dhe ky verdikt do të jetë bazë për proceset e ardhshme të cilat na presin në periudhën në vijim në institucionet e sistemit. Në fund, edhe një herë më lejoni të përgëzoj të gjithë qytetarët për këtë ditë të rëndësishme kur vendoset ardhmëria e të gjithë qytetarëve por edhe gjeneratave të ardhshme të këtij vendi.

Ju faleminderit.  

Click