Aktivitetet

E hënë, 27 gusht 2018

Kongresistët e SHBA-së në takim me komisionet e Kuvendit 

Delegacioni nga Kongresi i SHBA-së realizoi takime me përfaqësesit e një pjese të komisioneve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në takimin, në të cilin ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Komisionit për Çështje Kushtetuese Talat Xhaferi, kongresistët Dejvid Prajs dhe Dina Titus shprehën kënaqësi nga zhvillimi pozitiv i ngjarjeve dhe lëvizja e integrimeve euroatlantike. 

Pala maqedonase prezantoi hapat e ndërmarrë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët, si dhe agjendën reformuese të Kuvendit në ndryshimet e rregullativës ligjore që do të mundësojë mbikëqyrje të fuqishme parlamentare, implementim të kodit etik për deputetët, si dhe për mundësitë për ndryshime në kodin zgjedhor.

Të pranishmit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kongresit të SHBA-së dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë duhet të vazhdojë me intensitet ende më të madhe në të ardhmen, veçanërisht në dritën e anëtarësimit të RM-së në NATO.

Click