Aktivitetet

E martë, 28 gusht 2018

Kongresmenët e SHBA në takim me Institutin Parlamentar dhe sektorin joqeveritar

Kongresmenët e SHBA sot realizuan takim me Institutin Parlamentar dhe me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar. Në fillim, Zllatko Atanasovski, i njoftoi me mënyrën e punës dhe me detyrat e  Institutit Parlamentar i cili ka mandat të gjerë dhe punë me përgjegjësi. 

Informacionet parlamentare i përkasin publikut, ndërsa Instituti Parlamentar ka vizion për transparencë. Tani në fokus është kanali i Kuvendit. Atanasov theksoi se bashkëpunimi me OJQ-të është i rëndësishëm dhe i njëjti duhet të thellohet, si dhe të shfrytëzohen informacionet dhe sugjerimet e tyre në procesin ligjvënës. Ajo që mungon është sistemi i zhvillimit në karrierë meqë të punësuarit janë të pamotivuar dhe largohen.  

Për kongresmenin Prajs ky është një deklarim impresiv dhe në mungesë të personelit administrativ dhe të asistentëve, është më se evidente se Instituti plotëson disa boshllëqe.

Përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, theksuan se kjo legjislaturë ka vullnet më të madh politik për të bërë reforma, Kuvendi është më transparent për bashkëpunim, madje u theksua një moment pozitiv formimi i Klubit Rinor me vendim të Kryetarit të Kuvendit, ndërkaq siç theksuan ata bashkëpunimi me Kuvendin është një moment i ri për ata, meqë paraprakisht nuk janë ftuar në diskutime për ligjet që janë në interes të tyre. 

Sektori civil e vuri në dukje nevojën për pavarësi financiare të Dhomës ligjvënëse, sigurimin e Kuvendit, inkorporimin e teknologjive të reja, hapje dhe funksionim të zyrave për deputetë, trajnim të deputetëve për personat me aftësi të kufizuar dhe për grupet e margjinalizuara, lista të hapura për përbërje më cilësore parlamentare, reforma që do të rezultojnë me përgjegjësi të deputetëve para qytetarëve dhe jo para partive politike.

Kongresmenët shprehën kënaqësi nga numri i madh i OJQ-ve të cilat bashkëpunojnë me Kuvendin, si dhe nga progresi që është bërë për një kohë të shkurtër. Ata e theksuan mbështetjen dhe vazhdimin e bashkëpunimit për pavarësi më të madhe dhe transparencë në funksionimin e Parlamentit. 

Click