Aktivitetet

E enjte, 22 mars 2018

KORRIDORET TRANSPORTUESE JANË ARDHMËRIA E RAJONIT

Delegacioni nga Grupi parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Bulgarisë, të udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Frosina Tashevska-Remenski, u takua me z.  Dimitar Savov, drejtor në Ministrinë e Transportit, Teknologjive Informuese dhe Komunikimit të Republikës së Bulgarisë. 

Nënkryetarja Remenski e shprehu përkushtimin e Qeverisë në kuadër të Procesit të Berlinit për intensifikimin e bashkëpunimit dhe paraqitjes së aplikacioneve në interes të bashkëpunimit rajonal dhe lidhjes infrastrukturore të rajonit, përfshirë edhe përmirësimin e infrastrukturës së brendshme rrugore dhe hekurudhore në vend.  Ajo theksoi nevojën për rehabilitim dhe operacionalizim të plotë të infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore të Korridorit 8, i cili e lidh Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Bulgarisë, por edhe vendet tjera të rajonit.  Nënkryetarja Remenski shfaqi shpresë se përkushtimi i dukshëm i të dyja qeverive në nivel operativ në mënyrë adekuate t'i lidhin të dyja vendet, do të japë së shpejti rezultate konkrete dhe shprehu gatishmëri të Qeverisë për shfrytëzim të të gjitha fondeve dhe të Kuvendit për miratimin e legjislativit konkret për realizimin e këtyre qëllimeve. 

Z. Savov shprehu keqardhje që angazhimet shumëvjeçare të të dyja qeverive për përmirësimin e infrastrukturës ndërmjet të dyja vendeve kanë mbetur pa realizim konkret, për shkak të pamundësisë për t'u siguruar mjetet e nevojshme financiare për implementimin e tyre.  Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm aktual ndërmjet të dyja ministrive të transportit dhe mbështetja e Komisionit Evropian për rehabilitim të akseve kryesore pritet t'i tregojë rezultatet finale me finalizim të potë të hekurudhës përgjatë Korridorit 8 deri në vitin 2026-2027 dhe mes tjerash, hapja e pikës kufitare Klepallë-Berovë për disa vite. 

Të pranishmit u pajtuan se projektet infrastrukturore të Korridorit 8 do të kontribuojnë për përmirësimin e ekonomisë, qarkullimin e shërbimeve dhe kapitalit, për përmirësimin e turizmit në të gjitha vendet dhe do të sigurojnë qasje në porte alternative të cilat për shkaqe objektive momentalisht nuk janë të pagueshme ekonomikisht për shfrytëzimin e tyre. 

Click