Aktivitetet

E mërkurë, 23 janar 2019

KRYESIMI I RUMANISË ME BE ME VËMENDJE TË VEÇANTË NË BALLKANIN PERËNDIMOR 

Në Komisionin për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me të cilin kryesoi kryetari Artan Grubi, u prezantuan Programi dhe prioritetet për punën e Kryesimit të Rumanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2019, nga ana e ambasadorit të Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T.  Viorell Stanilla. 

Kryetari i Komisionit, Grubi, duke ia uruar Rumanisë marrjen përsipër të kryesimit me BE-në, theksoi se është e ngarkuar me shumë sfida siç janë zgjedhjet e ardhshme evropiane, "bregziti" etj. 

Megjithatë, Grubi theksoi se, BE-ja duhet t'i valorizojë rezultatet e arritura që i ka bërë Maqedonia në periudhën e kaluar, para së gjithash, realizimi i Marrëveshjes së Prespës me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, me të cilin u tejkalua kontesti me emrin me Republikën e Greqisë, si dhe Marrëveshja e vitit të kaluar për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Republikën e Bulgarisë. Gjithashtu, e theksoi si të rëndësishme edhe hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me ç'rast u finalizua implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, si pjesë e kritereve politike dhe kushtit për anëtarësim në BE. 

Ambasadori Stanila theksoi se Rumania do të jetë mbështetëse e fuqishme e projektit evropian për BE-në, e cila duhet t'u përgjigjet sfidave të sotme. Për Agjendën e kryesimit të Rumanisë informoi se do të fokusohet në katër prioritetet kryesore: 

  • Evropa në konvergjencë; 
  • Evropë më të sigurt; 
  • Evropa, aktor më i fortë global dhe 
  • Evropa e vlerave të përbashkëta. 

Në lidhje me Procesin e zgjerimit të BE-së, theksoi se Kryesimi i Rumanisë i kushton vëmendje të veçantë Ballkanit Perëndimor, me qëllim të sigurimit të stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit të fqinjësisë së drejtpërdrejtë të BE-së. Perspektiva evropiane për partnerët në rajon doemos duhet të avancohet, në bazë të meritave të tyre dhe kritereve të caktuara. 

Fjalime hyrëse për temën kishin edhe ambasadori i BE-së në Maqedoni, Zhbogar dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, dr. Osmani. 

Ambasadori Zhbogar i përshëndeti marrëveshjet e arritura për bashkëpunim me Greqinë dhe Bulgarinë, si dhe ndryshimet kushtetuese, të miratuara në Kuvendin, me sugjerim se vendi duhet të punojë fuqishëm në përgatitjen dhe miratimin e ligjeve reformuese në dy muajt e ardhshëm, para fillimit të fushatës për zgjedhje presidenciale. Njëherazi, e theksoi rëndësinë për implementimin e ligjeve në jetën e përditshme të qytetarëve. Gjithë kjo është e rëndësishme që në kuadër të kryesimit të Rumanisë, Këshilli të miratojë vendim pozitiv për fillimin e negociatave në qershor. 

Në diskutimin për prioritetet e Rumanisë morën pjesë edhe koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, si dhe përfaqësuesja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska dhe e VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova. Në diskutimet e tyre u theksua mbështetja konsensuale e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për anëtarësimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë. Në atë kontekst, u kërkua që vendi t'i fillojë negociatat për kapitullin sa më shpejt. 

Click