E mërkurë, 3 maj 2017
KRYETARI I KUVENDIT, Z.TALAT XHAFERI E PRANOI EUROAMBASADORIN ZHBOGAR
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, në mëngjes në, kabinetin e tij e pranoi Ambasadorin e Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar.
Në takimin Ambasadori Zhbogar edhe njëherë ia uroi zgjedhjen z. Talat Xhaferi duke theksuar se me këtë Kuvendi dhe Republika e Maqedonisë vazhdojnë me procesin e integrimit në strukturat euroatlantike.
Kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi ka theksuar se ai me marrjen e funksionit, para së gjithash, do të angazhohet në forcimin e proceseve demokratike dhe realizimin e plotë të principeve të demokracisë parlamentare në funksionimin e Kuvendit si dhomë legjislative.
Kryetari Xhaferi potencoi se pret formim të shpejtë të Qeverisë së re dhe pastaj të gjithë bashkërisht duke e respektuar para së gjithash mëvetësinë e të gjithë degëve të pushtetit të punojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe për realizimin e përcaktimeve tona strategjike e ato janë anëtarësimi në NATO dhe BE.