E shtunë, 16 dhjetor 2017
Kryetari Xhaferi e nderoi mbretin rumun Mihaili i Parë
Sot, me ndermet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të bëhet varrimi i Mbretit Mihail i Pari i Rumanisë.
Delegacioni i Republikës së Maqedonisë, i përbërë nga Kryetari I Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Talat Xhaferi dhe zëvendës kryeministri Koço Angjushev, e shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Rumani, i dhanë nderimin Mbretit gjatë meshës e cila u mbajt në Pallatin mbretëror.
Në meshë morën pjesë mysafirë nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe Mbreti i Suedisë Mbreti i Gjashtëmbëdhjetë Gustaf, Mbreti i Spanjës Huan Karlos i Pari, Princi i Uellsit, Çarlsi dhe përfaqësues të familjeve mbretërore nga Evropa.