Aktivitetet

E enjte, 17 maj 2018

Kryetari Xhaferi priti Kryeministren e Britanisë z-nj. Tereza Mej

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi organizoi pritje për nder të Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, z-njën Tereza Mej. 

Në fjalën e vet kryetari Xhaferi nënvizoi: 

"E nderuara zonjë Kryeministre,
Të nderuar zonja dhe zotëri,

Është nder dhe kënaqësi e madhe që sonte e kam mundësinë dhe privilegjin t'Ju përshëndes dhe të jem mikpritësi Juaj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Kjo është shtëpi e qytetarëve, e hapur dhe me qasje për të gjithë qëllimmirët, dhe që të arrijmë një Kuvend me të vërtetë transparent dhe funksional, vazhdimisht bëjmë reforma sipas shembullit të vendeve ku demokracia parlamentare është vendosur qëmoti. Kemi ndihmë të pashtershme nga miqtë tanë ndërkombëtarë, Projekti Villton Park për ndërtimin e Parlamentit efikas dhe të pavarur është realizuar me përkrahjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Fondacionit Vestminster dhe atje, edhe pushteti edhe opozita, dhanë kontributin e vet altruist. Jemi të përkushtuar në kthimin e rolit të vërtetë të shtëpisë ligjvënëse dhe duket se më në fund jemi në rrugën e vërtetë, nëse gjykojmë sipas asaj që Raporti i pranuar para do kohe nga Komisioni Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë ishte pozitiv dhe i pakushtëzuar. Do të vazhdojmë në atë rrugë, për qytetarët tanë, për fëmijët tanë, për gjeneratat e ardhshme, për Republikën e Maqedonisë dhe të gjithë që ndajmë vlera dhe standarde evropiane. 

Edhe njëherë, Ju falënderoj për këtë vizitë dhe ju uroj qëndrim të bukur në Republikën e Maqedonisë!

Në fjalën e vet Kryeministrja Mej theksoi se është skajshëm e nderuar nga pritja që kryetari Xhaferi e organizon për nder të saj dhe nënvizoi se, parlamentet më të suksesshme kanë dy punë të përbashkëta: E para është se ato janë vende ku qytetarët kanë qasje të lirë te përfaqësuesit e vet dhe e dinë se çfarë pune bëhet në emër të tyre; e dyta është se Parlamentet duhet të jenë vendet ku deputetët janë në pozitë dhe kanë dëshirë ta sfidojnë Qeverinë dhe institucionet tjera publike me pyetje për aktivitetet dhe politikat e tyre.

"E di se vitin e kaluar kjo ndërtesë ishte dëshmitar i kohëve të vështira. Por, jam e vetëdijshme edhe për ndryshimet që ndodhën prej atëherë dhe për dëshirën për reforma në drejtim të asaj që Kuvendi ti përmbushë këto standarde. Jam krenare që Mbretëria e Bashkuar i mbështet këto reforma nëpërmjet programeve tona për financim. Kur sundon demokracia, përfitimet i ndjejmë të gjithë - Kuvend më i fuqishëm do të thotë Maqedoni më e fuqishme." - theksoi ajo.   

Click