Aktivitetet

E hënë, 21 maj 2018

Liderët politik u bashkuan që të sigurojnë se Kuvendi i udhëheq integrimet Euro-Atlantike 

Dialogu i parë Zhan Mone me Kuvendin u mbajt në Ohër më 17 dhe 18 maj. Pas dialogut dyditor joformal dhe të hapur, partitë politike e konfirmuan edhe njëherë konsensusin për të punuar së bashku që vendi të përparojë kah anëtarësimi në BE dhe të integrohet në strukturat Euro-Atlantike. 

Me qëllim që të përshpejtohet ky proces, partitë politike u përkushtuan që Kuvendi ta ketë rolin më efikas nëpërmjet përdorimit të gjithë legjitimitetit të vet demokratik, fuqisë mbikëqyrëse dhe ligjvënëse dhe përmes fillimit të një serie të reformave duke filluar me përkushtim urgjent ndaj miratimit të Kodit të ri etik dhe implementimit të ndryshimeve urgjente të Rregullores. 

Gjithashtu, u pajtuan për përkushtim ndaj një rishqyrtimi më të gjerë të Rregullores që të sigurohet që Kuvendi të jetë më efikas, transparent dhe efektiv gjatë përmbushjes së pritjeve të qytetarëve për anëtarësim në BE.

Deputetët e PE, z. Vajgëll, z. Kukan dhe z. Flekenshtajn, me mandat nga kryetari i Parlamentit Evropian, e hapën dialogun duke deklaruar: “Është nder të punohet me liderët dhe partitë politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë përmes dialogut Zhan Mone dhe në përkrahje të reformave që nevojiten për proceset integruese në vend. Dialogu politik është esenca e çdo procesi demokratik dhe për këtë arsye, jemi të lumtur që shohim një interesim të këtillë dhe inkuadrim energjetik të gjithë partnerëve politik në proces.”

Mesazhe të fuqishme të përkrahjes u drejtuan gjithashtu edhe nga ana e komisarit Han dhe kryetarët e dy partive më të madhe evropiane – Partia Popullore Evropiane dhe Partia e Socialistëve Evropianë. 

Me qëllim që të ruhet momenti i reformave kryesore të debatuara, kryetari Xhaferi paralajmëroi formimin e Grupit të punës në Kuvend, të përbërë prej përfaqësuesve të partive kryesore politike, që të mbështetet implementimi i agjendës reformuese dhe hapat e ardhshme të procesit Zhan Mone. 

Deputetët e PE, z. Vajgëll, z. Kukan dhe z. Flekenshtajn, përsëritën se agjenda reformuese është plotësisht e mbështetur nga PE, përfshirë edhe Komisionit për Punë të Jashtme dhe Komiteti i Përzier Parlamentar. 

Dialogu Zhan Mone kontribuon në përkrahjen e Maqedonisë në hapat e ardhshme të përparimit të vendit kah anëtarësimi në BE, veçanërisht nëse ndiqen rekomandimet e pakushtëzuara dhe pozitive nga ana e Komisionit Evropian i cili tani e pret vendimin e Këshillit. 

Click