Aktivitetet

E premte, 23 nëntor 2018 

LIGJI I RI - HAP I PARË NË BALLAFAQIMIN ME KORRUPSIONIN 

Në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie me Bashkësinë u mbajt debat publik për Propozim-ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave  Ligji i ri është një lidhje e ligjeve të deritanishme për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. 

Siç theksoi zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, përbërja e re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të ketë 7 anëtarë të cilat do të jenë profesionistë dhe do të zgjidhen me procedurë transparente dhe me përzgjedhje administrative dhe realizim të intervistës, publikisht në kanalin e Kuvendit.  Kandidatët për anëtarë të Komisionit në 10 vitet e fundit nuk guxojnë të jenë deputetë, anëtarë të Qeverisë, donatorë të partive politike ose të kenë kryer funksion në organe të partive politike. Mjetet për punën e Komisionit do t'i përcaktojë Kuvendi. 

Sllagjana Taseva nga Sektori Civil theksoi se ligji i ri është hap në luftën me korrupsionin dhe kërkoi mbështetje nga deputetët që Komisioni të mund të bëhet organ i pavarur i kontrollit dhe parandalimit të korrupsionit. Ajo theksoi se të qenët në funksion do të thotë obligim për transparencë, përgjegjësi dhe llogaridhënie më të madhe në punë. 

Rozeta Trajan nga KSHPK e përshëndeti miratimin e ligjit, por, mes tjerash, kërkoi të përforcohet statusi dhe të ardhurat e të punësuarve që të mos përsëritet praktika nga e kaluara kur është ushtruar presion mbi to. 

Gazetari Hristo Ivanovski theksoi se edhe gazetarët janë pjesë e korrupsionit, sepse mund të kërcënohen dhe të kërkojnë kompensim, dhe kërkoi takime më precize për ballafaqim me këtë problem. 

Kryetari i Komitetit Juridik të VMRO-DPMNE-së, Toni Mikinovski, tha se qëllimi i ligjit është i mirë, por tema është e gabuar në aspektin përmbajtjesor, sepse bëhet vetëm kozmetikë e zgjidhjes ligjore. Paralajmëroi amendamente nga partia që të ketë zgjidhje reale. 

Përfaqësuesi i Institutit për demokraci propozoi që anëtarët e Komisionit në vend të mandatit 5 vjeçar të kenë mandat 7 vjeçar, pa të drejtë të rizgjedhjes, si dhe reduktim të përbërjes prej 7 në 5 anëtarë.  
Tërpe Dejanovski nga DOJSH theksoi se 9 vjet nuk ka pasur avancim të nëpunësve administrativë në Komisionin. 

Dijana Despotovska nga Oda Ekonomike kërkoi mbrojtje të denoncuesve, ndërsa Maria Sazdeski nga Instituti republikan ndërkombëtar - IRI dha mbështetje për uljen e numrit të anëtarëve të Komisionit, përkatësisht numri të lëvizë nga 3 deri në 5 anëtarë. 

Sabina Fakiq nga Qendra për komunikime civile kërkoi në deklaratat për gjendje pronësore që të shënohen edhe të ardhurat plotësuese nga qiratë, të drejtat autoriale dhe anëtarësia në këshillat drejtuese. 

Për deputetin Pavle Bogoevski zgjidhja ligjore nuk është hap kozmetik, por hap i parë në ballafaqimin me korrupsionin. 

Deputeti Bogoevski dhe Artan Grubi e mbështetën përforcimin e përbërjes së të punësuarve dhe Sekretariatit dhe rritjen e kompensimeve financiare, ndërsa deputeti Panço Minov propozoi që në fund të mandatit të personave të zgjedhur dhe të emëruar të hetohet origjina e pronës. 

Në fund të diskutimit, kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Aleksandar Kiracovski, tha se çelësi për parandalimin e korrupsionit është në Kuvend.  Së shpejti duhet të zgjidhet përbërje e re e KSHPK dhe në zgjedhjen nuk duhet gabuar sepse anëtarët duhet të jenë të sinqertë, me kredibilitet dhe integritet. 

Click