Aktivitetet

E hënë, 4 nëntor 2019

LLOKVENEC - MURE: NUK KA FORMAT TJETËR PËRVEÇ ANËTARËSIMIT TË PLOTË NË BE 

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Hari Llokvenec, sot realizoi takim me Elen Konvej-Mure, zëvendëskryetare e Senatit të Republikës së Francës dhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin e Francës.

Në mbledhje, nga ana maqedonase morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit: Ejup Alimi, Rexhep Memedi, Emil Dimitriev dhe Emilija Aleksandrova, ndërsa delegacioni francez u shoqërua nga ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristian Timonie.

Kryetari i Komisionit, Llokvenec, në fjalimin e tij hyrës theksoi se është jashtëzakonisht i kënaqur që në dhomën më të lartë demokratike, mund të shpreh mikpritjen ndaj mysafirëve të lartë nga Franca mike. Pastaj, falënderoi për procesin e filluar të ratifikimit të Protokollit për aderim në NATO, i cili duhet të përfundojë deri në fund të muajit në Asamblenë Nacionale të Francës.

Ky takim është në një moment të rëndësishëm për vendin pas vendimit për anulimin e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian - tha Llokvenec. Ai i përsëriti proceset e reformës, luftën kundër korrupsionit, transparencën, si dhe Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

Nënkryetarja e Senatit të Francës, Mure, theksoi se me të vërtetë i dinë të gjitha reformat e guximshme që shteti i ka zbatuar, ato janë një hap historik drejt stabilizimit diplomatik me fqinjët. Mure theksoi se vjen në një kohë delikate për francezët në vend, por kjo periudhë duhet të shihet si një periudhë kalimtare, afërshkurtër, Franca do të dërgojë propozime për të ndryshuar procedurën e brendshme të zgjerimit në Komisionin Evropian.

Si anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Siguri, Mure e përshëndeti vendimin për riemërimin e një atasheu ushtarak, me çka thellohet bashkëpunimi bilateral, trajnimi i pjesëtarëve të Armatës, bashkëpunimi dhe shkëmbimi në fushën e shërbimit të zbulimit. BE nuk është vetëm një rregull, por edhe një aleancë ku ndahen përvojat.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që përveç anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Evropian, nuk ka alternativë tjetër as në formë, as në përmbajtje.

Në fund të takimit, zëvendëskryetarja Mure e ftoi delegacionin për një vizitë të kthimit në Francë.

Click