Aktivitetet

E martë, 6 nëntor 2018 

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR - KOMPONENTË KRYESORE E DEMOKRACISË SË VËRTETË 

Në konferencën për "Ndërtimin e sigurisë demokratike të Mesdheut, sfida të përbashkëta, përgjegjësi e ndarë", e cila në organizim të Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit të Republikës së Kroacisë, mbahet në Dubrovnik, fjalim mbajti shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Betian Kitev.

Para deputetëve të pranishëm dhe përfaqësuesve të Komisionit të Venedikut dhe të GREKO-s, duke folur për luftën kundër kërcënimeve ndaj sundimit të së drejtës, deputeti Kitev theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten jo vetëm si gur themel i sundimit të së drejtës, por edhe komponentë kryesore e demokracisë dhe element esencial në sigurimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. 

Ai u përqendrua në gjendjen në Republikën e Maqedonisë në sferën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, duke i pasur parasysh rekomandimet e GREKO-s dhe i informoi pjesëmarrësit në Konferencën për miratimin e Kodeksit për sjellje etike të deputetëve në korrik të këtij viti, për miratimin e Strategjisë për përforcimin e kapaciteteve për realizimin e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pronës, si dhe për ndryshimet e paraparë të rregullativës ligjore për parandalimin e korrupsionit, që do të thotë mënyrë e re e formimit të Komisionit të Antikorrupsionit, rritje të kompetencave të saj, me qëllim puna e saj të jetë më efikase, më transparente dhe pa ndikim politik. 

Duke theksuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar mund ta dëmtojnë stabilitetin politik, social dhe ekonomik të vendit, Kitev bëri thirrje për ndërtim të qasjes gjithëpërfshirëse për përmirësim efikas të mekanizmave për parandalim dhe kontroll në të gjitha sferat e jetës shoqërore.  

Click