Aktivitetet

E hënë, 28 janar 2019

MANASKOVA: SUKSESI EVROPIAN DO TË VARET NGA TË GJITHË NE 

Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Çështje Evropiane të Kuvendit të RM-së sot realizuan takim të përbashkët me Linas Linkevicius, ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Lituanisë, në shoqërim të Rasha Kairine, ambasador i Republikës së Lituanisë në Maqedoni dhe Vaida Stankeviçius, shefe e njësisë për Evropë Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Lituanisë. 

Me takimin kryesoi zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Magalena Manaskova, ndërsa ishin të pranishëm kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi dhe anëtarët e të dyja komisioneve. 

Në fjalimin e saj hyrës Manaskova theksoi se marrëdhëniet ndërmjet të dyja shteteve që nga pavarësia e tyre i karakterizon fryma e miqësisë, mirëbesimit, mungesës së çështjeve të hapura ose kontestuese, si dhe bashkëpunimi në numër të madh të sferave me interes të ndërsjellë. Lituania e mbështet Maqedoninë në rrugën drejt zhvillimit demokratik dhe përforcimit të pozitës së saj si subjekt i pavarur, sovran ndërkombëtar. 

Me integrimin jepet kontribut për demokracinë dhe sundimin e së drejtës në hapësirën e hapur evropiane dhe se suksesi evropian do të varet nga të gjithë ne. 

Ministri i Lituanisë, Linkevicius theksoi se është me rëndësi që të shënohet ky moment historik për Maqedoninë dhe të vazhdohet me punën në pjesën e reformave në sferën e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit, administratës publike, për të cilat Maqedonia e ka mbështetjen e Lituanisë. 

Grubi u falënderua për mbështetjen të cilën Lituania ia jep Maqedonisë në integrimin evropian dhe për angazhimet e saj për fillim sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim me BE-në. Njëherazi, përkujtoi për Deklaratën e përbashkët të komisioneve parlamentare për punë të jashtme dhe për çështje evropiane të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë nga viti 2012, në të cilën u potencua nevoja për fillim të paprolongueshëm të negociatave për anëtarësim me BE-në dhe bisedime paralele për zgjidhje të kontestit të emrit me Greqinë nën patronazhin e BE-së. 

Kryetarja e Grupit të deputetëve për bashkëpunim me parlamentet e vendeve baltike:  Estonia, Lituania dhe Juliana Nikollova në lidhje me bashkëpunimin bilateral theksoi se ka hapësirë për avancim të saj, si dhe në sferën e arsimit dhe digjitalizimit. 

Koordinatorja e Klubit për çështje dhe politika të të rinjve, Ivana Tufegxhiq, shembullin e Lituanisë e theksoi si më pozitiv për krijimin dhe zhvillimin e politikave për të rinjtë dhe se prej tij i shfrytëzojmë përvojat dhe praktikat për përgatitjen dhe implementimin e zgjidhjeve ligjore për të rinjtë. Njëherazi bëri thirrje edhe për bashkëpunim dhe këmbim të përvojave me deputetët e Lituanisë që punojnë me politikat e të rinjve. 

Bashkëbiseduesit gjatë takimit dhanë një qasje reale dhe këshilla për integrimin tonë të mëtutjeshëm në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, të cilën Maqedonia duhet ta realizojë, njëherazi dhe njëzëri shprehën mbështetje për intensifikim të bashkëpunimit të plotë. 

Click